• |
ide | kryesore

Rrezikon përjashtimin/ Gaz Bardhi: Njerëzit e Bashës votuan Veliajn dhe nuk u përjashtuan!

Arkiva, Lajme, Të fundit
gazment bardhi



Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së Vulës, Gazment Bardhi rrezikon shkarkimin nga posti që mban pasi ka thirrur një mbledhje të Këshillit Kombëtar për të anuluar zgjedhjet në 29 korrik, ku Basha planifikon të rizgjidhet kryetar.

Kryesia e Partisë i ka rrëmbyer vulën dhe e ka urdhëruar të paraqitet para Komisionit të Etikës për t’u tërhequr, por Bardhi i është përgjigjur Bashës flakë për flakë.

Akuzave se ai po bashkëpunon me Sali Berishën, Bardhi iu përgjigj duke i kujtuar Lulzim Bashës se ka mbështetur kandidatët e Berishës në zgjedhjet e 14 Majit, duke sjellë rastin e Zef Hilës. Për më tepër, Bardhi tha se ndër antarët e Këshillit Kombëtar, Basha ka ende njerëz që kanë deklaruar votën hapur pro Erion Veliajt, duke iu referuar Dritan Shanos.

“Kërkoni në Google, “unë do të votoj Veliajn këto janë 3 arsyet” dhe ju del se kush e voton Veliajn nga Këshilli Kombëtar që nuk është përjashtuar” tha Bardhi që më pas solli shembuj të shumtë që mbështetës të Bashës kanë bërë fushatë për kandidatët e Berishës, ndërsa sot këto qëndrime sillen si tradhëti dhe arsye për t’u përjashtuar.

Në një konferencë për mediat, Bardhi tha se Basha po sillet njësoj si Berisha me përjashtimet dhe me tentativat për ta sulmuar nga portale të caktuara. Ai tha se ndaj tij është përgatitur një fletërrufe nga “Byroja politike” me të cilën iu referuar Kryesisë së PD-së.

“Hallet personale mbaji në shtëpi” ishte fjalia me të cilën Bardhi iu drejtua Bashës, e njëjta fjali që u përdor dikur edhe për Sali Berishën.

Lexo edhe: Shifrat/ Basha do vulën e PD-së, po 2/3 e antarësisë i kanë firuar

Besoj se koha do ta tregojë se kush është duke bërë betejë për halle personale dhe kush po e bën për interesin e antarëve të PD-së. Shumë shpejt koha do ta tregojë” tha Bardhi.



7 Comments

  1. Ku është Unioni i Gazetarëve i zotit Aleksandër Çipa? Po Shoqata e Gazetarëve e zotit Armando Shkullaku? Po Federata e të përndershmit Rikardo Gutierez? Po Birni, vetë Syri, media dhe gazetarë afër opozitës si Ola, Kola, Çimi, Agimi, a janë dakord me këtë sjellje ndaj kolegut?Po ti qe bere fushate per Veliajn cfare te themi ne bravo gazi Gei

  2. O Gaz po thuaje troc po Lulusi per ke votoi? Votoi per Rolandin qe doli I 4-ti pas kandidatit te bashke fitojme qe ishte parti e krijuar rishtas? Dritan Shano vazhdon akoma te jete pjese e PD se Lulushit ? Po ai e ka deklaruar te Rudina qe eshte ne mbeshtetje te Edvin palloshit se eshte nga Vunoi I Anetes ! Hajde per hair te qofte o Lul leshi! Po ti nuk u bere kryeminister kur kishe te gjithe opoziten bashke do behesh tani qe do zgjidhesh kryetar I copes se copes te copezes ! Po mire Luli po ju derdimenet e tjere ku u con mushka??????

  3. Këta janë bir Selman i nënës kë të qaj me parë.Ne vënd që të shikojnë mundësinë t’i bashkohet shumicës së PD akoma vazhdon me Berishën.Dhe të tjerët gjoja deputetë akoma meren me Lulkën dhe s’bëhen burra të përballojnë të vërtetën. PD nuk janë këta njerëz të hurit e të litarit. PD janë anëtarësia që këta të shkalluar i përjashtojnë sikur të mos egzistojnë. Njerëz normalë dhe ai skeptiku tashmë e dinë çfarë mostrash janë.Madje në disa aspekte Basha është më i keq se Rama.

  4. Ajo që bie në sy kjartazi në këtë përplasjen Basha-Bardhi, është fakti se të gjithë majtistët mediatikë që përkrahin Berishën, mbështesin njëkohësisht edhe Bardhin e sulmojnë Bashën.
    Jam i bindur plotësisht se këtë do edhe Rama.
    Është vërtetë Berisha çuditërisht edhe në këtë moshë një buldozer i fuqishëm politik, por ama dihet se nëse perëndimi nuk do ta njohë ate si lider të PD, ajo “shumicë” që duket sikur e adhuron ate, do të shkojë drejtë pakësimit.
    Kurse pikërisht modelit perëmdimor të Bashës ja ka frijën Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *