• |
ide | kryesore

Bellingham me pasaportë irlandeze: Real Madrid i duhet si komunitar, nervozohen anglezët

-Instant, Sport
Bellingham



Për Real Madrid mund të bëhen sakrifica të mëdha, madje edhe t’i shkaktosh pakënaqësi tifozëve në atdhe. Pikërisht kështu. Ylli i ri anglez Jude Bellingham ka aplikuar për një pasaportë irlandeze me kërkesë të klubit të tij të ri Real Madrid. Mesfushori në fakt ka lindur 20 vjet më parë në Stourbridge, në Midlands. Bellingham ka koleksionuar tashmë 24 paraqitje për Anglinë. Pasaportën e re, ai mund ta marrë përmes gjyshit të tij irlandez.

Lexo më tej: Real Madrid prezanton Jude Bellingham: numri 5, ai i Zinedine Zidane

Kërkesa e Blancos natyrisht ka qëllimin spcifik. Falë pasaportës së tij të re, klubi spanjoll mund ta regjistrojë atë si futbollist komunitar. Një lëvizje që do t’i bëjë të anashkalojnë kështu – nënvizuan mediat angleze – rregulloret e La Liga, të cilat i kufizojnë skuadrat në maksimumi pesë jo-komunitarë. Pas qëndrimit të tij në akademinë e të rinjve të Birmingham City dhe tre vjet me Borussia Dortmund, Bellingham u ble nga Real Madrid këtë verë për 103 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *