• |
ide | kryesore

Mashtrues, konfuz apo i tradhëtur? Lukaku i thotë një tifozi: “Forca Juve? Kurrë!”

-Instant, Sport, Video
lukaku



Një lëvizje nervoze e fytyrës, gjesti i dorës që tregon mohim dhe fjalë që konfirmojnë gjithçka: “Marrëveshja me Juven? Nuk mendoj se do të ndodhë”. Kështu u tha Lukaku mëngjesin e sotëm disa tifozëve që u ndeshën me të në Belgjikë, pranë shtëpisë së nënës së tij Adolphine. Video është postuar nga Mauro Chiffi, një tifoz i Interit që jeton në Bruksel, në profilin e tij në Tik Tok.

Sulmuesi i Chelsea fillimisht shtrëngoi duart me tifozët që e rrethuan, të cilët, para se të ndaheshin, e pyetën për të ardhmen. Në dialog fillimisht dëgjohet fjala Juventus, pastaj edhe Inter dhe në fund kërkesa për të mos thënë kurrë “forza Juve” edhe nëse transferimi kryhet. Pikërisht në këtë pikë, ish-sulmuesi zikaltër fillimisht përgjigjet “jo, kurrë”, duke treguar të gjitha hutimet e paqartësitë e tij. Pastaj, Lukaku konfirmoi pesimizmin e tij për marrëveshjen.

E ARDHMJA NJË MISTER

Kështu e ardhmja e sulmuesit belg mbetet një mister. Tani për tani, e sigurt është se ai është në mesin e lojtarëve që do të largohen nga Chelsea. Por ende nuk dihet se ku do të mund të transferohet belgu. Juventus duhet të shesë përpara se të bëjë një blerje, por përtej kësaj nuk është aq e sigurt se bardhezinjtë janë ende të gatshëm të privohen nga Vlahovic, për t’i lënë vend belgut. Për më tepër, kërkesat e Chelsea konsiderohen shumë të larta për një sulmues mbi 30 vjeç.

Lexo më tej: Jashtë organikës te Chelsea, Juventus e lë në pritje: Lukaku i frikësohet ‘kurthit’

Interi, nga ana tjetër, nuk ka ndërmend të rregullojë marrëdhënien dhe po kërkon tjetër sistemim. Koha po mbaron dhe tani për tani Lukaku mund të stërvitet i vetëm. Ai vazhdon të shpresojë në një zgjidhje që po vonon të vijë. Pa harruar, rrezikun real që braktisja e zikaltërve t’i kthehet ta përndjekë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *