• |
ide | kryesore

Francia Raisa: Doja vërtet ta ndihmoja Selena-n

Paparazzi, Slider



Në vitin 2017, Francia Raisa i dhuroi një nga veshkat e saj Selena Gomez ndërsa luftonte me lupusin, një sëmundje autoimune dhe inflamatore që mund të shkaktojë dështim të organeve. Ndërsa transplanti ishte një sukses, thashethemet se të dyshja nuk flisnin u shfaqën vitin e kaluar kur Selena iu referua Taylor Swift si “mikja e  saj e vetme në industri”.

Fansat më pas nisën spekulimet  se Francia nuk kishte dalë vullnetare për të dhuruar veshkën e saj, por se ajo ishte vënë në një pozicion të vështirë për të shpëtuar Selenën. Pra, cila është e vërteta? “Këtë e kam thënë edhe më parë, por kjo ishte një kohë kur e ndjeva në zemrën time”, tha Francia në episodin e 1 gushtit të podcast-it Good Guys. “Askush nuk më detyroi të bëj asgjë”.  Ajo vazhdoi: “Kjo doli nga mirësia e vërtetë e zemrës sime dhe që atëherë kam qenë super e bekuar”.

Sa i përket grindjes së saj të përfolur me Selenën, Francia tha troç: “Nuk ka mëri mes nesh”. Prapëseprapë, aktorja pranoi se “asnjëherë në jetën time nuk e kam menduar se një dhurim i veshkave do të shkaktonte një zhurmë të tillë.

Kjo nuk ishte hera e parë që Raisa flet për situatën . “Kur kuptova se mund t’i dhuroja veshkën, nuk ishte ashtu siç e prisja,” i tha ajo Self në 2018. “Një ditë mora një telefonatë nga Selena, një FaceTime, dhe ajo tha: “Ti mund të më ndihmosh'” Në atë kohë, Francia tha se ishte “e zemëruar” që dikush ia dha lajmin Gomez përpara se ajo ta bënte. “Kisha një mënyrë që doja t’i tregoja kur të merrja vendimin,” shpjegoi ajo. “E dija që do të ndodhte, thjesht më duhej ajo kohë”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *