• |
ide | kryesore

FOTO/ Ky burrë u martua me 10 gra njëherësh

Arkiva, Lapsi Leaks
gra



Gra të lumtura, jetë e lumtur. Amerikani Emmanuel Lustin, 28 vjeç njoftoi se është martuar me 10 gra gjatë një ceremonie në plazh në një klip të postuar në TikTok dhe që ka marrë mbi 581 mijë shikime. “Kështu që sot u martova me 10 gratë e mia”, – shkroi ai në video ndërsa në një tjetër thuhej: “Ne jemi nuset”.

Lustin, i famshëm në rrjetet sociale pretendon se marrëdhënia përfshin “gjuhë të shumta, personalitete të shumta, paraqitje të shumta të bukura, por e vetmja gjë që ndan me to është dashuria dhe energjia pozitive”. Në klipi 9 sekonda, 9 gra janë rrethuar rreth dhëndrit të tyre, të veshura me të brendshme të bardha të holla dhe duke mbajtur një buqetë me lule.

Një tjetër nuse ulet në prehrin e Lustinit në qendër të dasmës, duke shkëmbyer një puthje nën belvederin buzë oqeanit. Është e paqartë se ku ka ndodhur dasma, por ajo nuk do të njihet nga autoritetet në Nju Jork, ku ata jetojnë. Lustin, një masazhues në profesion u bë i famshëm me videot e tij të masazheve sensuale në platformat e mediave sociale si Onlyfans, TikTok, Tëitter dhe Instagram.

“Gjithçka që po bëj është se po përpiqem ta bëj për gratë. Unë po përpiqem t’u tregoj grave, se kjo është ajo që ju meritoni. Kjo është ajo që gratë meritojnë nga burrat, nga kushdo qoftë”, – tha ai. ©Lapsi.al

Influencer Emmanuel Lustin allegedly married ten women during a beach ceremony Influencer Emmanuel Lustin  S-a căsătorit cu 10 femei în același timp! Emmanuel Lustin spune că le iubește pe toate la fel

Video TikTok Pernikahan Mister Lustin Viral, Nekat Nikahi 10 Wanita Seksi Sekaligus dalam Satu Hari - Wartakotalive.com



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *