• |
ide | kryesore

Ambasada amerikane i kërkon Taulant Ballës të hetojë ndërhyrjet në TIMS

Arkiva, Lajme, Të fundit
I dërguari me punë i ambasadës amerikane në takim me Taulant Ballën



I Ngarkuari me Punë i Ambasadës në Tiranë, H. Martin McDoëell është takuar sot me Ministrin e Brendshëm Taulant Balla për një sërë çështjesh të lidhura me sigurinë. Sipas njoftimit të ambasadës, i ngarkuari me Punë McDoëell vuri në dukje shqetësimet e SHBA në lidhje me ndërhyrjen e raportuar në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit.

Ai nxiti një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm dhe theksoi rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave vetjake/sensitive, përfshi edhe të qytetarëve amerikanë në Shqipëri.

Lexo edhe: Kazinoja në Tiranë/ Del emri i Rebani Jaupit në dosjen e Pëllumb Gjokës

Lexo edhe: Para se të arrestohej, Oltion Bistri u shkarkua si shef i Operacionales

Lexo edhe: “Ardi më çau k*rin…”, Olti Bistri i tregonte biznesmenit operacionet e policisë

Pak ditë më parë u bë publik një informacion në lidhje me vjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS nga disa punonjës të policisë.



8 Comments

  1. SPAK ka bërë kërkesë për gjykim për drejtorin e ujësjellësit në Shkodër dhe 3 punonjësit e bashkisë pasi shpërndanë ushqime për të përfituar vota për Bardh Spahinë.Bardhi e hengri tullin,salihu ben Llaxoren i lire

    1. Nuk barazpeshohet shkaterrimi me themel qe i kane bere riqelbja ne pushtet per me shume se 10 vite me shperndarjen e ushqimeve per te vobektet.

  2. ahahahahahahaha

    dinosauri i thote ujkut:

    – nigjo, shif i cik kush i hongri ato qingjat mrome ?

    ujku i thote:

    – i kom merak vete, bile marr persiper ti ruj une, knej e tutje !

    dinosauri:
    – bravo, se do vij te ha une ty masanej, se ashtu eshte i muhabet !!!

  3. Po ai ambasadori i ri, nuk ka gjet bilete me ardh?
    E kane caktuar qe para shume kohesh. Mbase eshte bere pishman.

  4. Hahahahaha. I kerkon llapushit te krimineleve, te hetoje krimet😀😀😀. Ah Amerike amerike, sa per lesh cari keni shkuar duke mbeshtetur rregjime narcos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *