• |
ide | kryesore

Berisha për “Sterilizimin”: Ilir Beqja autori kryesor, firmosi kontratat

Lajme, Të fundit
Berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha e nisi konferencën e përjavshme për mediat me çështjen e sterilizimit.

Që në nisje të fjalës së tij Berisha pohoi se kjo është vjedhja e dytë më e madhe e shekullit për shqiptarët duke akuzuar drejtpërdrejt ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqjan si autorin absolut kryesor.

Koncesionet në shëndetësi janë në të gjitha aspektet vjedhja e dytë më e madhe në Shqipëri. Fatura e tyre minimale, e përcaktuar si faturë dysheme në kontrata për 10 vitet, por është në letër, shkon në 450 mln euro apo 45.5 mld lekë. Por sipas zbatimit dhe vjedhjeve që bëhen gjatë zbatimit të këtyre praktikave, kjo faturë ka të gjitha potencialet të shkojë 900 milionë deri 1 mld euro mbi shpatullat e shqiptarëve. Sot çështje ditë është sterilizimi dhe koncesioni i sterilizimit, që ishte parashikuar t’iu kushtonte në 10 vite taksapaguesve në kursin e atëhershëm, 100 mln euro. Në 5 vitet e para ka kushtuar për shkak të vjedhjeve 76 milionë euro. Pra kjo faturë pritet të shkojë deri në 170 mln euro. Autorë kryesorë absolutë, por autori kryesor dhe mbështetësi i vjedhjes së dytë të shekullit, është Ilir Beqja dhe Edi Rama. Janë të paprekshëm dhe mbi ligjin. Duke përshëndetur, duke vlerësuar çdo akt të zbatimit të ligjit, duke konsideruar legjitime të gjithë urdhër-arrestet të lëshuar nga gjykata me kërkesë të prokurorisë për aferën, unë uroj që qytetarët shqiptarë mos të pengojnë degëzat dhe gjethet të shohin trungjet. Se kjo do të ishte një katastrofë”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, e vërteta e pamohueshme është se trungjet e kësaj afere të madhe janë Ilir Beqja dhe Edi Rama.
“Ilir Beqja është autor absolut kryesor i vjedhjes së dytë të shekullit sepse ka firmosur hapjen e procedurës për koncesionin, ka firmosur renditjen dhe pikëzimin në favor të firmës së Lilos së tij. Kurse së fundi një kompani e regjistruar në Kosovë me gjithsej 1 mijë euro. Ky Beqaj mendon se do t’i jepte kush 100 mln euro. Beqja ka firmosur kontratën në të cilën janë lënë të hapura dyer e dritare për të vjedhur sa më shumë. Në qoftë se lexoni kontratën Beqja ka firmosur në një kontratë ku thuhet ndër të tjera për elementë që kanë të bëjnë me paratë, to be defined, (për t’u përcaktuar), vë ombrellë një fjalë angleze. Apo, nuk thotë më shumë, por “further” në kontratën që ka firmosur për të mbuluar vjedhjen e tij me Lilon që e lumturoi brenda natës. Për këto shkaqe gjer sot, ndërmarrja Beqaj-Rrapaj ka firmosur nga taksapaguesit e varfër shqiptarë 76 mln euro. Beqaj i ka dhuruar mikut të tij, ose ka vendosur në emër të mikut të tij sipërmarrjen Beqaj-Rrapaj, duke përvetësuar si hajdut aparaturat më moderne të sterilizimit dhe gjithë logjistikë ne saj.”, theksoi Berisha.

Ai foli më tej për aparaturën e blerë nga qeveria e tij për sterilizimin. “Në 2007 qeveria mori një kredi nga Banka e Këshillit të Europës. Ndërtoi spitali ne urgjencës dhe diagnostikimit dhe katin përdhes në projekt ia përkushtoi sterilizimit. Për këtë qëllim qeveria me paratë e buxhetit bleu një aparaturë moderne 1.7 mln euro për sterilizimin. Kjo organizatë kriminale në pushtet ka kryer vjedhjet më të paimagjinueshme ndaj taksave dhe pronave tuaja . Cilido që pret se do ketë një hetim, se drejtësia do bëhet jashtë regjisë, mashtron veten. Kemi të bëjmë me një drejtësi totalisht me regji, ndaj dhe ne duhet të ngrihemi. Prej dy vitesh, autorët qëndrojnë të pacenuar dhe hedhin kocka apo koka turku në mënyrë që t’ju mashtrojnë. Asnjë popull kurrë nuk do të toleronte afera të tilla, megafarefa. Është në dorën tonë të rivendosim ligjin, shtetin ligjor duke larguar këtë organizatë kriminale”, tha Berisha.



12 Comments

  1. Asnjëherë në historinë e Shqipërisë, ndonjë qeveri nuk është hetuar në çdo qelizë të saj, se sa qeveria që votoi reformën në drejtësi në këtë vend.

    Në këto kushte opozita e dyshes Berisha- Meta, e cila ka qenë hezituesja dhe opozitarja më e madhe e kësaj reforme, sot duhet ta përshëndeste dhe ndoshta të reflektonte, duke kërkuar ndjesë për gjithë baltën që kanë hedhur mbi SPAK dhe reformën në drejtësi.Ti kriminel i ke pranuar live ne tv qe i ke vrare 4 demostrusit me duar ne xhepa dhe akoma ben Llaxoren per dite

  2. Mashtrusi plak nuk i pelqenka kullat.dhe zyren private e ka te Kulla Ulajt. Ky flet vetem per matufet e vet se njeri normal zorr se e beson me.

  3. Sali Kulla vazhdon akoma te mashtroj idjoten qe e ndjekin, thot Basha eshte peng i Rames, po nuk ka sqaruar akoma se spe pranoi ndihmen e Tom Doshit per fotloret e veta, apo akoma ska sqaru muhabetin e kulles se korrupsionit qe e ka bashk me Ramen. Perfundimisht ky plak i keq akuzon gjithmon te tjeret me ato qe ben vet prapa skenes. Ropqir i ndyr qe mban peng opoziten dhe i jep oksigjen Rames. Akuzon dhe Bashen ropqiri kur vet eshte partner biznesi me Ramen. Biles biles a e vut re qe per djegesin e Tiranes e uli steken, tha eshte Veliaj pronari dhe jo Rama? Normale, kjo pasi Rama doli dhe e brojti kullen e Berishajve.

  4. LAPANJOZE, pucerre te riqebullit,Rama, sa larg te realitetit e drejtesise, si ne ligj, por dhe njerezore. Menyra tuaj e shprehjes e tregon me se qartazi qe ini larva, e krimba gjerizi te sektit.Berisha me te metat e tij, eshte shume here me lart nga ndergjegjja njerzore e politike.Kush me teper nga ai ka bere e ben denoncime si ai, e kjo ju djeg, sepse po digjeni e po hani njeri tjetrin, e mbajne rradhen drejt burgut, sa te shemben themelet, se aty e ka koken korrupsioni, bie maja qe nuk na dikerka gje guaku.Turp.

    1. Ik ore cop kari e cop idjoti, vetem te paguarit dhe idjotet si puna jote mendojn se Berisha eshte i ndershem. Cdo shqiptar qe ka dy fije mend e ka kuptuar qe Rama dhe Berisha jan parter biznesi qe keta jan te gjith bashk. Vetem loqet si puna jote vazhdojn me keto lloj komentesh idjote.Pyte icik Berishen tend per kullen mali I Tiranes, cop mishi me dy sy. Ku jeton ti? Ne mars?

  5. Po sufllaqexhinjtë e mavrive, merruni me Salën se ai ja u vodhi paratë e sterilizimit, inceneratorëve, Becchetit, check-up, që të gjitha bashkë bëjnë rreth 1 miliardë €
    Ja prisni edhe ca dite sa të cicërojë ne Washington si cicëroi ne NY ai McGonigal dhe pastaj do shikoni si do ja marre muti shalët këtij Skënderbeut të Spirropallës…

  6. KOQE, po ta thote perdite Berisha, ta nxjerre kontraten i cmenduri tend, ti, shurra i Rames, oturak pa veshe, me sa mend Rama do ia jape Berishes ate vend, kur oreksi i tije ka henger gjithe Shqiperine. Qe ini zorre qorre, as nuk diskutohet, qe ushqeheni si krimba te sektit dihett, qe ini qener qe aty ku hani leheni, e verteto llogjika komenteve, por,,, qe ini bira kurvi ne rrenje, mos levizni.

  7. “Sali mos u nxito me Agim Zeqon se e ke zakon që thua nuk di çbën djali pastaj. Shiko kush ta ka paguar ndërhyrjen në klinikë në Vjenë. Jo për gjë por ai se mban dot nderin pa e treguar gjithandej”,

  8. 12 vite më parë një kryeministër vrau në mes të bulevardit, u mburr që vrau katër qytetarë të paarmatosura, të parrezikshëm dhe të pambrojtur përballë plumbave të tij, dhe jo vetëm që nuk është pyetur pas 12 vitesh pse i vrau, por pengoi në mënyrë brutale drejtësinë të hetonte, nuk dorëzoi gardistët të hetoheshin, prishi provat e serverit të Kryeministrisë, nuk lejoi prokurorët e gatshëm të merrnin prova në vendngjarje duke i fshirë plumbat me fshesë në sytë e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *