• |
ide | kryesore

Dinamo dënohet rëndë nga UEFA: trasferta të ndaluara deri në fund të sezonit, për vrasjen e tifozit

-Instant, Sport
Dinamo



Asnjë ndeshje evropiane jashtë vendit deri në fund të sezonit. Ky është vendimi i UEFA-s ndaj Dinamo Zagreb, pas ngjarjeve të ndodhura në ndeshjen kundër AEK Athens. Në ndeshjen për raundin e tretë të eliminatoreve të Champions League një tifoz 22-vjeçar i AEK u godit me thikë për vdekje natën mes të hënës dhe të martës në periferi të Athinës gjatë një sherri me ultrasit e Dinamo Zagrebit. Pas kësaj, UEFA vendosi të pezullojë dhe të ricaktojë ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Champions në stadiumin Agia Sophia.

ELIMINIMI

Kroatët u eliminuan nga Champions mbrëmjen e djeshme nga klubi grek. AEK-ut iu desh vetëm një barazim 2-2 në ndeshjen e dytë, pasi fitoi 2-1 ndeshjen e parë. Tashmë, Dinamo do të përballet me kualifikueset e Europa League, që do të përcaktojë nëse do të vazhdojë në kompeticion apo do të përballet me kupën e tretë të planifikuar nga UEFA, Conference League. Qasja në fazën e grupeve do t’u garantonte kroatëve të paktën tre ndeshje evropiane jashtë vendit, mes shtatorit dhe dhjetorit.

VRASJA

Ky vendim u mor nga vrasja e një tifozi grek më 8 gusht. Gjatë ndeshjes së parë kundër AEK Athens, e shtyrë më pas, një 29-vjeçar u godit me thikë dhe u vra nga një ultras i Dinamo Zagreb. Bilancit të përgjithshëm të mbrëmjes i janë shtuar edhe gjashtë të plagosur. Ditët e fundit, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, kishte folur në një konferencë për shtyp së bashku me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, duke premtuar masa. “Ne do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të siguruar që një tragjedi e tillë të mos ndodhë më kurrë”, tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *