• |
ide | kryesore

Kërcënimet e Serbisë ndaj Malit të Zi dhe RMV-së/ Rama: Europa e madhe është e ardhmja e vetme

Arkiva, Lajme, Të fundit
edi rama hotel luksi, Rama



Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën politike në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi.

Nëpërmjet një statusi në Twitter, Rama shkruan se kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të dy vendeve janë të rrezikshme dhe të papranueshme.

Gjithashtu Rama shprehet se nuk duhet harruar fakti se RMV e Mali i Zi janë aleatë të NATO-s

REAGIMI I KRYEMINISTRIT EDI RAMA:

Kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme. Të mos harrojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit. Ne kemi arritur në dekadën e fundit në këtë rajon atë që askush nuk mund ta imagjinonte në dekada të pafundme më parë dhe nuk mund dhe nuk do të lejojmë askënd të na tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë! Së bashku! Evropa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme.

Ky reagim i kryeministrit Edi Rama vjen pas artikullit të publikuar më herët nga ‘The Geopost’ ku shkruhej se Maqedonia e Veriut dhe Malit të Zi vazhdojnë të jenë target i kërcënimeve të Republikës së Serbisë.

ARTIKULLI I THE GEOPOST:

“Stabiliteti i tyre shtetëror vazhdon të cenohet nga brenda, të ndihmuar nga forcat serbe dhe pro-serbe që marrin leksione nga Beogradi zyrtar. Megjithatë, edhe kërcënimet e drejtpërdrejta dhe të vazhdueshme të Serbisë u kujtojnë këtyre forcave se kanë mbështetjen e saj të hapur dhe të parezervë. Goditja shkon deri aty sa prek edhe Aleancës e Atlantikut të Veriut. “Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mendojnë se janë në paktin e NATO-s dhe se i kanë zgjidhur problemet e tyre me të…”, kërcënoi hapur ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç në intervistë të zhvilluar në televizionin serb”, shkruhet në artikull.

Gjithashtu theksohet se ministri Vuçeviç teksa kërcënon hapur në një intervistë në mediat serbe, thotë se Mali i Zi dhe Serbia e kanë zëmëruar shumë Serbinë kur njohën shtetin e Kosovës.

Më tej artikulli vijon:

Millosh Vuçeviç u zgjodh kryetar i Partisë Progresive të Serbisë pasi kryetari dhe themeluesi i saj, Aleksandër Vuçiç, presidenti aktual i Serbisë, dha dorëheqjen nga ai post.

Si njeri i afërt me Vuçiçin, ai u zgjodh ministër i Mbrojtjes i Serbisë. Që nga marrja e detyrës e deri më sot, ministri Vuçeviç disa herë e ka ngritur ndërhyrjen ushtarake rreth kufirit me Kosovën në nivelin më të lartë përgatitor.

Ky shqetësim i drejtohet me të drejtë Republikës së Kosovës. Ai mbron blerjen e armëve dhe forcimin e ushtrisë serbe nga vendet e sanksionuara si Rusia dhe Irani.

Ministri Vuçeviç në kërcënimet e tij të hapura në mediat kombëtare serbe, “Pink” tha se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e zemëruan Serbinë aq shumë kur njohën shtetin e Kosovës, sa që ky veprim duhet të godasë kokën sikur po goditet Ukraina.

“A po flenë të qetë miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut? A po fle mirë? Ata mendojnë se janë në paktin e NATO-s dhe i kanë zgjidhur problemet e tyre…. Kur u bënë anëtarë të kësaj aleance të sigurisë kolektive ose të NATO-s, ata menduan se i kishin zgjidhur të gjitha problemet e tyre dhe se asgjë nuk mund t’u ndodhte më atyre”, thotë ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç.

Ky paralajmërim se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi mund të përballen me probleme dhe se nuk do të qëndrojnë të qetë edhe nëse janë anëtarë të NATO-s, duhet të jetë veçanërisht shqetësues për Aleancën dhe më pas edhe për qetësinë politike të këtyre vendeve me Serbinë.

Çuditërisht, as kreu i shtetit të Malit të Zi dhe as ai i Maqedonisë së Veriut nuk kanë reaguar ende ndaj këtij kërcënimi të hapur nga Serbia.

Kjo nuk është vetëm shqetësuese, por gjithashtu tregon një pranim të heshtur ndaj kërcënimit. Agresioni nacionalist serb, me mbështetjen e pamohueshme të Rusisë, vazhdon të luajë një rol shkatërrues për paqen në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kërcënimet e hapura, shkaktimi i problemeve, ndikimi në punët e brendshme të shteteve fqinje është kultura politike e Serbisë.

Bashkimi Evropian duhet të luajë padyshim rolin e vet, pasi veprimet e Serbisë ndaj fqinjëve jo vetëm që nuk janë në frymën e BE-së, por çdo ditë bëhen kërcënim për paqen dhe vullnetin integrues evropian të vendeve të tjera të rajonit



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *