• |
ide | kryesore

Plani i Meghan Markle për rikthimin në aktrim

Paparazzi, Slider



Sipas një raporti, Meghan Markle së shpejti mund të rikthehet në ekran me disa shpresa të mëdha, pasi bisedime me disa “regjisorë dhe producentë të mëdhenj”.

Dukesha e Sussex, e cila u rishfaq së fundmi në rrjetet sociale, thuhet se po kërkon të vazhdojë ndërtimin e portofolit të saj të aktrimit me disa projekte të mëdha. “Suits është një hit i tillë në ripërsëritje saqë Meghan-it i thuhet se ka një kërkesë nga fansat për ta parë përsëri në elran”, tha një burim për Life & Style Magazine. “Ajo është e emocionuar. Ndërsa do të donte të merrte një pjesë të re televizive, Meghan dëshiron vërtet të luajë një rol dramatik filmik. Ajo mendon se një Oscar do të ishte në të ardhmen e saj.”

Dhe ndërsa ende nuk e ka zhytur veten në ndonjë rol aktrimi, media raporton se ajo është e mbushur me oferta. “Ajo kishte marrë një sërë ofertash gjatë pesë viteve të fundit, por i hodhi poshtë sepse me të vërtetë po përpiqej të përqafonte jetën mbretërore dhe, më vonë, të krijonte një rrugë të re prapa skenave në Hollywood me Harry-n,” tha një burim i brendshëm për gazetën. “Por tani gjithçka ka ndryshuar. Me mundësitë e tjera që po shterojnë, ajo po kërkon në mënyrë aktive role dhe po flet me disa regjisorë dhe producentë të famshëm. Harry është 100 për qind mbështetës për të gjithë këtë. Aktrimi është ajo që Meghan di dhe ajo që  ka dashur gjithmonë.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *