• |
ide | kryesore

Champions League, mungojne ende tre skuadra: shorti i grupeve, vazot dhe kriteret

-Instant, F1, Sport
Champions



Kanë mbetur vetëm tre skuadra për të kompletuar fazën e grupeve të Champions League 2023/24. Ndeshjet e dyta të playoff-it të mërkurën më 30 gusht do të përcaktojë se kush mes Antwerp-AEK Athens, Copenhagen-Rakow, PSV-Glasgow Rangers do t’i bashkohet 29 të kualifikuarave. Shorti për fazën e grupeve do të hidhet në 31 gusht, në orën 18:00. Vazot 1 dhe 2 janë tashmë të kompletuara, vazot 3 dhe 4 do të plotësohen në varësi të asaj se kush kualifikohet nga ndeshjet e play-off.

PLAYOFF I CHAMPIONS LEAGUE (30 gusht)

AEK Athens-Antwerp (vajtje 0-1)
Copenaghen-Rakow (vajtje 1-0)
Rangers Glasgow-PSV (vajtje 2-2)

SHORTI I GRUPEVE

Shorti për grupet e Ligës së Kampionëve do të hidhet të enjten më 31 gusht në orën 18:00. Të 32 skuadrat do të ndahen në katër vazo. Vazo 1 përbëhet nga kampionët në fuqi, fituesit e UEFA Europa League dhe gjashtë kampionë kombëtare. Vazot dy deri në katër do të përcaktohen nga renditja e klubeve. Asnjë ekip nuk mund të luajë kundër një tjetri nga e njëjta ligë. Çiftet dhe çdo kufizim tjetër do të njoftohen përpara shortit.

Lexo më tej: Video/ Braga hesht Athinën, Icardi udhëheq Galatasaray: në grupet e Champions edhe Young Boys

VAZO E PARË
Benfica, Barcellona, Bayern Munich, Feyenoord, Manchester City, Napoli, PSG, Sevilla
VAZO E DYTË
Atletico Madrid, Arsenal, Borussia Dortmund, Inter, Leipzig, Manchester United, Porto, Real Madrid
VAZO E TRETË
Lazio, Milan, Salzburg, Shakhtar Donetsk, Sporting Braga, Crvena Zvezda
VAZO E KATËRT
Galatasaray, Lens, Newcastle, Real Sociedad, Union Berlin
PËR TU PËRCAKTUAR
Celtic Glasgow (3 ose 4) plus 3 që dalin nga playoff.

PAS SHORTIT

Dy skuadrat e para të secilit grup do të kalojnë në raundin e 1/8. Skuadrat e vendeve të treta në secilin grup do të kalojnë në play-off për fazën eliminatore të UEFA Europa League, ku do të përballen me nënkampionët e grupeve të UEFA Europa League për një vend në raundin e 1/8 të turneut.

DATAT E GRUPEVE TË CHAMPIONS

Dita e parë: 19/20 shtator 2023
Dita e dytë: 3/4 tetor 2023
Dita e tretë: 24/25 tetor 2023
Dita e katërt: 7/8 nëntor 2023
Dita e pestë: 28/29 nëntor 2023
Dita e gjashtë: 12/13 dhjetor 2023



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *