• |
ide | kryesore

Ndryshimi i Statutit/ Basha vetëzgjidhet kryetar i grupit parlamentar

Lajme, Të fundit
basha mesazh



Një ndër propozimet që pritet të miratohet sot në Kuvendin Kombëtar të mbedhur nga Basha është ai që ndryshon postin e kryetarit të Grupit Parlamentar.

Në këtë statut përcaktohet se kryetari mund të zgjedhë dhe nënkryetarin. Me këto ndryshime, Lulzim Basha do të jetë edhe kryetari i Grupit parlamentar, post që e mbante Gazment Bardhi.

Në nenin 48, parashikohet dhe mundësia e delegimit të këtij posti, por gjithmonë me pëlqimin e kryetarit të Partisë Demokratike. Kujtojmë se sot mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së, ku do të merren disa vendime me rëndësi.

NENI 48

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË

1) Grupi Parlamentar i PDSH-së përbëhet nga deputetët e saj në Kuvendin e Shqipërisë.

2) Kur PDSH është shumicë qeverisëse, Kryetari i Grupit Parlamentar zgjidhet me propozim të Kryetarit të Partisë nga Këshilli Kombëtar, me votim të fshehtë, ndërmjet jo më pak se dy kandidaturave.

3) Kur PDSH nuk është shumicë qeverisëse, Kryetari i Partisë është edhe Kryetar i Grupit Parlamentar. Kryetari i Partisë, me autorizim të tij, mund të caktojë një prej Nënkryetarëve të Partisë për të drejtuar Grupin Parlamentar.

4) Grupi Parlamentar i PDSH-së: a) përfaqëson në Parlament PDSH-në dhe siguron aty mbrojtjen e platformës, programit dhe interesave të PDSH-së;

b) harton programin dhe përcakton mënyrën e veprimit e të angazhimit të deputetëve të tij në Parlament dhe në zonat elektorale përkatëse;

c) Rregullorja e funksionimit dhe përfaqësimi institucional i Grupit Parlamentar, miratohet me vendim të Kryesisë së Partisë.



8 Comments

  1. Bravo Lulushi po e demokratizon pdn e vules se vjedhur! Qe do te thot do te jete gjithe kohen ne opozite dhe Lulushi do te jete kryetari I perjetshem I saj!

  2. Nga SHBA te Britania e Italia, forcat politike që përshëndetën Kuvendin e PD,per copat e tjera te pd europa thot ktheni bythen nga diell

  3. Po urojeni , ti rroje partise, se elektorat nuk ka . Mos u trembni nga milingonat e nje cerdheje,vota e demokratet do jene ata qe do ia tregojne edhe me shume, ketij karrieristi, se sa i vlen lekura bashke me ata interesaxhinj qe i vene pas,.Koha do tregoi, ajo do e xhveshe nga qellimet e veprimet qe ka bere e po ben.Tia leme kohes, e jo euforise personale.

  4. Po afron ora qe jo vetem Bashe-kokelyeri, por edhe qiresi i Bashes, moterqiri Edi Rama,do pergjigjen…..! Kam pershtypjen qe Basha e ka marre lehte budallallekun qe e karakterizon, ,dhe me ate buzeqeshjen idiote si te Fernandelit,kujton se mund qe “te tjerrre lesh ne pafundesi” ….por sinqerisht une mendoj qe i mungon koherenca per te kuptuar qe kur eshte mjaft eshte mjaft.

    1. Bashke do “paketohen” ne fund, ne te njejtin kazan plehrash, Rama ( qe do shkoje patjeter edhe ne burg) dhe kokengjyeri Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *