• |
ide | kryesore

Intriga e dëmtimit të Zielinski. Shqipëria shpreson, Polonia e mohon: “Asnjë dëmtim”

-Instant, Sport
Zielinski



Sonte kundër Republikës Çeke nuk do të jetë në fushë Patrick Schick. Tre ditë më pas, ndoshta për Poloninë nuk do të jetë Piotr Zielinski. Ose të paktën kështu shpresojnë te kombëtarja e Shqipërisë, pas lajmit nga kampin polak.

Mesfushori i Napolit u largua herët nga seanca stërvitore e Polonisë, që po përgatitet për sfidën me Ishujt Faroe. Megjithatë, sipas tyre, nuk ka asnjë dëmtim. Të paktën, siç njoftoi menjëherë Federata përmes zëdhënësit të saj, Jakub Këiatkoëski: “Janë marrëzi. Këto janë gjëra që dikush i përhapi duke na spiunuar. Sepse është e vërtetë që ai mbaroi stërvitjen më herët, por vetëm për disa minuta, jo gjysmë ore përpara. Zielu është thjesht disi nën ton dhe nëse një atlet ndihet i lodhur nuk ka kuptim të rrezikojë, është e drejtë ta lejosh të përfundojë stërvitjen herët si masë parandaluese. Nuk ka asnjë dëmtim, kështu që nuk do të ketë teste sepse ato nuk janë të nevojshme”.

Lexo më tej: Pa Schick e pa Brojën, por njësoj sfidë për kreun e grupit: Sylvinho përgatit “kurthin” për vendin e parë

Në kampin e kombëtares kuqezi tashmë presin lajme të mëtejshme. Mungesa e Zielinski do të ishjte një goditje e fortë për Fernando Santos. Polonia do të zbresë sot në fushë për ndeshjen me Ishujt Faroe, pastaj te dielën do të luajë në Arena Kombëtare kundër Shqipërisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *