• |
ide | kryesore

FOTO/ Kriza e bën Barcelonën kreative, nxjerr në shitje barin e Camp Nou: çmime deri në 420 euro

-Instant, Sport
camp



Barcelona po rinovon Camp Nou (punë që kushton 1.5 miliardë euro). E duke qenë se klubi katalanas është në krizë të plotë financiare, ka menduar të nxjerrë përfitime nga gjithcka e mundshme. Në këtë pikë, idea e çmendur e blaugranave është të përfitojë duke shitur pjesë të impiantit të vjetër si suvenire. Edhe barin e fushës që do të ndërrohet.

Lexo më tej: Çmenduri, Barcelona bllokon Joao Cancelo në aeroport: motivi është i bujshëm

Në faqen e internetit të klubit blaugrana janë ekspozuar tre korniza me tufa bari nga fusha. Çmimet variojnë midis 50 , 80 dhe 420 euro. Por do të dalë në shitje gjithashtu edhe një pjesë e rrjetave të portës të Camp Nou, të ekspozuara me vlerën e 80 eurove. Një biznes shumë origjinal që luan me pasionin e tifozëve. E që ndoshta do t’i japë një dorë edhe arkës së klubit, që është në vështirësi të mëdha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *