• |
ide | kryesore

Video/ Kiwior shënon në zonë, VAR i “mbyt” festën: anulohet goli i Polonisë, stadiumi në ekstazë

-Instant, Sport, Video
Kiwior



Në një ndeshje shahu, Shqipëria rrezikoi ta shihte veten në disavantazh në minutën e 20 të ndeshjes. Në Arena Kombëtare Kiwior përfitoi brenda zonës, duke shfrytëzuar një përplasje topi, për të mposhtur Strakoshën. VAR anulon gjithcka.

Kiwior e pa topin t’i dilte përpara në zhvillimet e një goditje dënimi. Ismajli nuk largoi si duhet dhe mbrojtësi i Arsenal shënoi golin e avantazhit. Heshti stadiumi, por VAR thërriti arbitrin Sanchez, për ti evidentuar një pozicion të parregullt pikërisht të mbrojtësit të Gunners në nisje të aksionit.

Shpërthen stadiumi Arena Kombëtare në momentin kur nga salla VAR ka mbërritur zyrtarizimi për anulimin e golit. Fernando Santos i ka kërkuar arbitrit të shihte vetë rastin, por Sanchez i ka bërë shenjë të qendrojë në pankinë sepse goli duhej anuluar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *