• |
ide | kryesore

Brighton, një Porsche dhuratë për Mitoma: por ka një hile

-Instant, Sport
Mitoma



Orët e fundit, dhurata që Brighton i bëri Kaoru Mitoma ka shkaktuar habi. I votuar nga tifozët si lojtari më i mirë i muajit i ekipit të trajnerit Roberto De Zerbi, klubi e shpërbleu atë me një Porsche Taycan. Jo një dhuratë dosido, por një makinë me vlerë të madhe: 100.000 euro.

Shumë komente nën postimin zyrtar të Brighton: “Nëse lojtarit të muajit i japin një Porsche, kush e di cfarë i japin lojtarit të vitit…”, “Brighton ka më shumë para se Chelsea”.

Lexo më tej: Video/ Brighton prezanton portierin e ri në stilin “Simpsons”: video është gjeniale

Realiteti, megjithatë, është pak më ndryshe. Në fakt, Mitoma do të jetë në gjendje të ngasë dhuratën e tij Porsche, “vetëm” për një muaj. Prodhuesi gjerman i makinave është ndër sponsorët e klubit, që shpërblen një lojtar çdo muaj. Por ata e lejojnë të ngasë makinën Taycan deri në muajin pasardhës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *