• |
ide | kryesore

Gafa e autogola, por Maguire të habit: “Falë meje shokët e mi luajnë më mirë”

-Instant, Sport
Maguire



Harry Maguire kritikohet gjithnjë e më shumë në Angli për paraqitjet e tij. Nën shënjestër për gafa skandaloze e autogola flagrantë, mbrojtësi i Manchester United i habit të gjithë. Ai i pranon polemikat si një e mirë më e madhe, që u lejon shokëve të tij të luajnë pa presion.

Nga mbrojtësi më i paguar në botë (tani i dyti pas Gvardiol) te një katastrofë totale, duket se është një hap i shkurtër. Për saktësi duhet pyetur Harry Maguire. Mbrojtësi nga kapiteni i Manchester United dhe Anglisë është bërë zgjedhja e fundit në klub dhe autori i paraqitjeve të tmerrshme me kombëtaren.

Në ndeshjen e fundit madje shënoi një autogol kundër Skocisë, pasi hyri në lojë gjatë pjesës së dytë. Pra, kritikat vërshuan mbi mbrojtësin nga të gjitha anët e Anglisë, por Maguire pati një reagim të papritur ndaj të gjitha këtyre sulmeve. Mund të jetë më i kritikuari, por kur vjen puna te justifikimet është fenomenal.

DEKLARATA E HABITSHME E MAGUIRE

Në fakt, mbrojtësi i Manchester United deklaroi: “E kanë grumbulluar presionin mbi mua. Unë mund ta përballoj. Nuk do të thosha se jam dikush që lufton mendërisht me presionin. Kam kaluar shumë në dy vitet e fundit dhe sërish kam qenë kapiten i Manchester United për gati katër vjet”. Për më tepër, Maguire shtoi: “Praktikisht largon presionin nga shokët e skuadrës dhe e vendos të gjithën mbi mua. Kjo i bën ata të luajnë më mirë, sigurisht”.

Lexo më tej: Video/ Bellingham gol e asist kundër skocezëve: Gjermania ngre kokën në miqësoren me Francën

Kështu, roli i mbrojtësit anglez është një rol martiri. E mund të jetë edhe kështu, pavarësisht se ka më shumë gjasa që shokët e tij të jenë më të shqetësuar kur e shohin të dalë në fushë. Ndoshta nuk kanë presionin e mediave, por kanë stresin për të kompensuar gabimet e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *