• |
ide | kryesore

Video/ Bellingham gol e asist kundër skocezëve: Gjermania ngre kokën në miqësoren me Francën

-Instant, Sport, Video
Bellingham



Pas shkarkimit të Flick dhe turpërimit me Japoninë, Gjermania ngre kokën duke mundur 2-1 Francën në ndeshjen miqësore që çon në Euro 2024. Goli i Müller pas 4′ zhbllokoi sfidën, Sané dyfishoi epërsinë në minutën e 87’ dhe Griezmann shënoi me penallti në minutën e 89’. Anglia mundi Skocinë 3-1 në provën tjetër të madhe. Foden shënoi në minutën e 32’ dhe Bellingham në minutën e 35’. Më pas në pjesën e dytë autogol i Maguire rihapi rezultatin në minutën e 66’.  Harry Kane pastaj u kujdes për të kompletuar trisin.

GJERMANI-FRANCË 2-1

Gjermania ngrihet sërish në këmbë, duke i dhënë fund serisë negative që kulmoi me 4-1 me Japoninë. Panzerat mundën 2-1 Francën në një miqësore. Deschamps luajti me Theo Hernandez dhe Griezmann si titullarë. Rudi Völler (përkohësisht në pankinë pas shkarkimit të Flick) vendosi Wirtz, Sané dhe Gnabry në mbështetje të Müller. Ndeshja u zhbllokua me golin e këtij të fundit pas 4’, kur në krosimin e Henrichs mposhti Maignan. Në minutën e 25’ Gundogan detyrohet të largohet nga fusha dhe t’i hapë rrugën Gros. Pas një pjese të dytë që dukej se do të përfundonte pa gola, dy u shënuan në tre minutat e fundit. Havertz vertikalizoi për Sané, që nuk gaboi përballë me portierin. Pak sekonda më pas anësori i Bayern Munich rrëzoi Camavinga në zonë. Penalltia u shndërrua në gol nga Griezmann, i cili vendos rezultatin përfundimtar.

SKOCI-ANGLI 1-3

Foden-Bellingham dhe Rashford u pozicionuan pas shpinës së Harry Kane, me lojtarin e Milan, Tomori ende në pankinë në favor të Guehi dhe Dunk. Skocezët provuan të kundërpërgjigjen me McTominay dhe McGinn në mbështetje të Adams. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 32’, kur goditja e gabuar e Walker u bë një asist për Foden, që shënoi nga pranë. Goli i dytë u shënua nga Jude Bellingham, me mesfushorin e Real Madrid që përfitoi nga një ngatërresë e mbrojtjes skoceze. Pjesa e dytë pa në fushë aktivizimin e Maguire. Mbrojtësi ishte protagonist i 1-2 që rihapi ndeshjen në minutën e 66’ me një devijim në krosimin e Robertson. Megjithatë, historia u mbyll nga Kane, që dhjetë minuta nga fundi, pas një veprimi të shkëlqyer të Bellingham shënoi trisin anglez.

Lexo më tej: Bellingham me pasaportë irlandeze: Real Madrid i duhet si komunitar, nervozohen anglezët



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *