• |
ide | kryesore

Video/ Super Vlahovic e Chiesa shembin Lazion: Juventus i pari në pritje të derbit milanez

-Instant, F1, Sport, Video
Vlahovic



Juventus mposhti Lazio 3-1, duke u ngjitur në 10 pikë dhe duke dërguar një mesazh të saktë për kampionatin. Janë edhe bardhezinjtë për titullin kampion. Një ndeshje thuajse perfekte nga të besuarit e Max Allegri, gjithmonë zot të fushës. Pastaj një dygolësh i Vlahovic (goli i dytë ishte i mrekullueshëm) dhe një gol i Chiesa shembin skuadën e teknikut Sarri. Lazio nuk ishte pothuajse asnjëherë i rrezikshëm, goli i Luis Albertos ishte episodik, pas një prej gabimeve të pakta të Juventus në ndërtimin nga poshtë.

Juventus mposhti me forcë Lazion (3-1), të udhëhequr nga Dusan Vlahovic (dygolësh) dhe Federico Chiesa. Të dy lojtarët ishin të duartrokitur nga dyzet mijë në Allianz Stadium, teksa largoheshin nga fusha. Dy sulmuesit e Juventusit vazhdojnë të shënojnë, 4 gola në 4 ndeshje për serbin, 3 për italianin. Skuadra e Massimiliano Allegri vazhdon marshimin në kampionat me shpejtësi: 10 pikë në 4 ndeshje.

Lexo më tej: Juventus, koha e kundër-analizave për Pogba: rruga për vetëm një vit pezullim

Ky ishte suksesi i parë në një përplasje të drejtpërdrejtë, që vendos nën presion dy milanezet, përpara derbit. Rrëzohet në vështirësi, skuadra e e teknikut Sarri. Pas fitores në Napoli para pauzës së kombëtareve, vjen një tjetër humbje (e treta në katër ndeshje). E të martën është Atletico në Champions League për bardhekaltrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *