• |
ide | kryesore

Video/ Sobouale e Tresa përmbysin Vllazninë: Laçi merr fitoren e dytë dhe sheh drejt kreut

-Instant, F1, Sport, Video
Tresa



Skerdi Bejzade duket kura e duhur për Lacin, që rrëmbeu fitoren e dytë radhazi. Tekniku, pas humbjes së debutim me Partizanin, ka siguruar 6 pikë, duke përmbysur rezultatin në shtëpi 2-1 ndaj Vllaznisë. Në ndeshjen e dytë radhazi në shtëpi, bardhezinjtë kanë marrë një fitore të rëndësishme me golat e Sobouale dhe 18 vjeçarit Tresa.

Goleada me të cilën kurbinasit u imponuan ndaj Teutës i kishte bërë të kujdesshëm shkodranët. Vllaznia e Memellit, në fakt, e nisi mirë ndeshjen, duke kaluar menjëherë në avantazh. Në minutën e 3’ Boshnjaku shënoi golin që iluzionoi kuqeblutë e zgjoi Laçin. Bardhezinjtë, të nxitur nga tekniku Bejzade, insistuan drejt sulmit. Dajko, Ujka e Sobouale nuk arritën të kalonin portierin Qarri. E megjithë goli ishte në ajër dhe mbërriti në fundin e pjesës së parë. Sobouale, në minutën e 6 shtesë, finalizoi një skemë interesante, duke bërë Qarrin të kapitullojë.

Vllazni nuk ngre kokë as në pjesën e dytë, të vënë në vështirësi nga presingu i vendasve. Mjaki e nisi i pari ofensivën e Laçit, por zhvillimi do të vijë në minutën e 62′ kur Tresa të futej në fushë. 18-vjeçari pati nevojë vetëm për 10 minuta, që të kompletonte përmbysjen, me golin e dytë.

Kështu Laçi ngjitet në vendin e dytë me 7 pikë, teksa konfirmon veten si pretendent për zonën e lartë të renditjes pas katër javëve të luajtura. Nga ana tjetër Vllaznia zbret në vendin e pestë me 5 pikë.

Lexo më tej:Video/ Vllaznia arrin Erzenin në të 90′, plasin polemikat: Rusta i anulon kuqebluve golin e fitores në shtesë



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *