• |
ide | kryesore

Video/ Portieri i Waalwijk pa ndjenja pas një përplasje loje, ndërpritet ndeshja me Ajax: ja gjendja e Vaessen

-Instant, Sport, Video
Waalwijk



Momente shqetësimi të madh te Waalwijk në Holandë, në një episod që ka tronditur edhe tifozët e pranishëm. Në fakt, ndeshja e kampionatit mes RKC dhe Ajax u pezullua pak minuta nga përfundimi, me rezultatin 3-2 për Lancers. Shkak ishte incidenti i tmerrshëm që i ndodhi portierit vendas Etienne Vaessen. 28 vjeçari, pas një përplasje loje me sulmuesin e miqve Brian Brobbey mbeti pa ndjenja në tokë. Ai mori menjëherë ndihmën e mjekëve: rreth tij ishin ngritur mbulesa.

Më pas Vaessen u transportua urgjent në spital. Lojtarët në fushë ishin të shokuar ashtu si edhe spektatorët në tribuna. Ndeshja nuk rifilloi më, por lajmet për gjendjen e portierit të Waalwijk janë ngushëllues. Sipas asaj që raporton edicioni online i gazetës ‘De Telegraaf’, Vaessen ka fituar vetëdijen dhe tani po i nënshtrohet kontrolleve të mëtejshme.

Në stadiumin ‘Mandemakers’ ra menjëherë një heshtje e tensionuar, ndërkohë që bashkëlojtarët e Vaessen bënë gjeste të furishme drejt pankinës për të kërkuar ndihmën mjekësore. Në momentin që një stjuard vrapoi për të marrë defibrilatorin, të gjithë e kuptuan se ishte diçka serioze. Para se të largohej nga stadiumi, publiku vazhdoi të këndonte për një kohë të gjatë “You’ll never walk only”, duke ia dedikuar portierit të Walwijk. E tani lajmet më të fundit japin shpresë.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *