• |
ide | kryesore

Zagreb/ Rama i dredhon pyetjes që i kërkonte të akuzonte Vuçiçin

Arkiva, Kryesore, Lajme
rama plenkovic



Në Zagreb në kryeqytetin evropian që është më kundër se kushdo tjetër politikave shoviniste të Serbisë, kryeministri Rama është ndjerë ndoshta më keq se kudo gjetkë. Në konferencën për shtyp që mbajti në krah të homologut të tij kroat, Andrej Plenković, Rama nuk guxoi as ti përmendtë emrin presidentit Vuçiç, regjimi i të cilit është përgjegjës i drejtpërdrejtë i masakrës së ndodhur në 14 shtator në manastirin e Banjskës. Më keq akoma ai i bishtnoi pyetjes së drejtpërdrejtë të gazetares kroate që e pyeti për atë që me ironi Rama e quan “Vëllau Vuqiq”. 

Lexoni me tej:

Andi Bushati: Rama, papagalli i Vuçiçit, me gjuhë patriotike 

Në videon e mëposhtme duket qartë qëllimi i reporteres Ana Minariç e cila e i drejtohet kryeministrit me dy pyetje thelbësore. E para nëse sipas Ramës Vuçiçi është përgjegjës për masakrën e Banjskës. E dyta, për mendimin që ai ka lidhur me pretendimet e qeverisë së Prishtinës, se kjo qe një tentativë për të bërë të mundur projektin e ndarjes së veriut…


Pasi keni parë videon sipër është interesante të shikohet edhe përgjigjja e kryeministrit tonë, që në 33 minuta konferencë shtypi nuk e përmendi asnjëherë Vuçiçin. Ndonëse u pyet drejtpërdrejt nga gazetarja, ai nuk dha përgjigje dhe filloi të përsëriste broçkullat që ka thënë edhe në Tiranë për moslinjëzimin me vijën e BE, të parin sipas tij në këto dhjetë vite, e më pas për të denuar shpalljen e ditëve të zisë nga Beogradi. Këto dy tema i përsëriti nga tre herë secilën në një fjalë tërkuzë prej më shumë se 5 minutash (shiko videon poshtë) por duke u hequr sikur nuk kishte dëgjuar se ishte pyetur për presidentin serb. Rama i bishtnoi gjithashtu edhe pjesës tjetër të pyetjes dhe nuk u prononcua nëse ndaj të njëjtin mendim me qeverinë e Prishtinës për një tentativë të aneksimit të Veriut të Kosovës. Natyrisht ai nuk kishte si të shprehej për një ide që e ka pasur projekt të përbashkët me Thaçin dhe Vuçiçin. 


Po ta shikoje me lupë gjysëm orën e përbashkët të të konferencës së shtypit Edi Rama-Andrej Plenković, vëreje edhe dallime të tjera mes dy kryeministrave. Shefi i qeverisë kroate e quante sulmin terrorrist të Banjskës “operacion të planifikuar” ai i qeverisë shqiptare fliste për njerëz “të veshur ushtarakisht me unifoma ilegale”. I pari përdori emrin terrorrist për ata që vranë policin, i dyti nuk shkoi dot deri këtu.

Analiza e fortë e FAZ: “Loja e Vuçiçit njësoj si e Millosheviçit”

Rama përdori tre epitete të parapargatituar për sulmin “I pa justifikueshëm, i papranueshëm, i dënueshëm” ndërkohë që Andrej Plenković theu akullin dhe përmendi i pari faktin se duhet të kishte sanksione edhe ndaj Serbisë si ato që iu vunë më parë Kosovës. “Jam i sigurt se në ditët e ardhshme, pas një analize tërësore, do të ketë propozime për masa” tha Plenković. Vetëm pasi kryeministri kroat e hapi këtë temë, shefi i qeverisë sonë guxoi të thotë se ato duhet të aplikohen pa humbur kohë “sepse vendimi i Beogradit për ditë zie nuk lë vend për interpretim tjetër”. 

KFOR të kontrollojë Veriun/ Rama i vjen në ndihmë Vuçiçit edhe një herë tjetër 

Dy ditë pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë qeveria e Serbisë shpalli ditë zie për tre sulmuesit e vrarë pranë manastirit. Serbia i ka mohuar akuzat e Kosovës se ajo është përfshirë në këtë sulm të cilësuar si terrorist nga autoritetet kosovare. Të dielën pasdite, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se vendi i tij ka mbledhur prova që dëshmojnë se Serbia u përpoq ta aneksojë veriun e Kosovës dhe se sulmuesit u përgatitën për një kohë të gjatë në bazat ushtarake të ushtrisë serbe brenda Serbisë.

Lapsi.al 



20 Comments

  1. Pse e ka kaq te veshtire kryeministri yne qe te pranoj se eshte manipuluar si idjot ( ne rastin ma te mire) nga sebet.

    1. Ça thoni ju mor shokëni?
      Po Rama është inicuesi dhe përgatitësi kryesor i sulmit terrorist mbi Veriun e Kosovës.
      Ai dhe vllau i tij Vuqiq, do ta pushtojnë Kosovën dhe do ta ndajnë midis tyre.

      1. Do I kisha ber ftes te gjith popullit te bekuar shqipetar qe te dinstancohen nga Edi Rama Kryminster I Serbis ky idiot esht I oblguar me kushtetut te shqipries ti del zot popullit shiptar ku do qe ësht e jo t Te fal toka serbit e grekit sot Se neser dot jet von

  2. Ah ju te lapsit ju ka ngec mendja tek Rama. Jeni shume te vegjel per te kuptuar madheshtine dhe

    gjenialitetin e Rames. Rama sot dhe per shume dekada te tjera mbetet udheheqesi me i shquar

    i botes dhe si i tille nuk do kujdeset vetem per Shqiperine dhe K osoven por edhe do te ruaje

    ekuilibrat gjeopolitik te Ballkanit , Europes e Botes mbare. Si mund te flase Rama kunder Vucicit

    ne kohen e luftes ne Ukrahine, ceshtja e Kosoves eshte nje therrime para asaj perplasje gjigandesh

    dhe po ta nevrikosim Vucicin sic rekomandoni ju ai mund te ngreje bishtin perpjete e te bashkohet

    me Putinin, prandaj mbylleni ate sqepin tuaj te vogel ne forme lapsi se nuk i jepni dot mend mendjes

    me gjeniale qe ka njofte historia e njerzimit para te cilit Aleksandri i Madh, Jul Cezari apo Napoleoni

    duken si buburece.

  3. Për bythën e Zen Sali Berishes dhe Abi Malltezit, Sali Berisha, kërkon të djegë përseri Shqipërinë.
    E dogji kur e mori më 1992.
    E dogji në 1997
    E dogji në 1998
    E dogji dhe e poqi me tritol urash, pritash e shtyllash elektriku, sa herë i afrohej zjarri në bythë.
    E dogji në Gërdec.
    E dogji në çdo protestë
    E tashti, do ta djegë përseri.
    U djegsh familiarisht o Sali Berisha, nga zjarri që po ndez vetë.

  4. QR, kur thone amerikanet, “dancing around the issue”… U kujdes jashte mase shume qe mos t’i dale ndonje llaf si “terrorist”, apo “Vucic”.

    1. Po i pa emër 21:08 do mbahet mend si diktator dhe si antishqiptar më i keq ndoshta se vetë babai i tij Enveri. Madhështor po, por në gjërat më negative si një bashkëpunëtor dhe vasal i Beogradit.

  5. “S’e jap më dorëheqjen për Shkëlzenin”, Berisha harron akuzat: Arritjet më të mëdha i kemi me Metën!Ja dhe ky ceceni Gimi me kollare si salihu,qe per salihun Qihet ne bythe me qef vetem me shpellkaret maloke te salihut.

  6. E para forcë politike që futi dhunshëm metodën e “pezhishkave” në partitë tona, ishte Partia Demokratike. Nuk kishte strukturë lokale apo qendrore, të mos kishte rrjetin e vet të “pezhishkave”, dëgjuesit, regjistruesit, transmetuesit, vepruesit, dhe komanduesit e vet. Në Shqipëri nuk konceptohet dhe nuk mund të funksionojë dot politika pa përfshirë rolin dhe rëndësinë e rrjetit të “pezhishkave”.

  7. Komentues , per ata qe jane shqiptare te vertete po u bej kete pyetje se a jeni dakord ju me kete fakt se: edi rama per pejtimin shqiptaro-serb citonte ne beograd citAte te Akademikut serb IVO ANDRIQ , DHE SE KUSH ESHTE IVO ANDRIQ MESOJENI PRE J SLLAVE P.SH. “Elaborati i Ivo Andriqit është një ndër projektet e shumta për zhdukjen, shpërnguljen e asmimilin e shqiptarëve, për përvetësimin e territorreve të tyre etnike, ndarjen e tyre në mes të fqinjëve si dhe për zhbërjen e

    shtetit të tyre të cunguar. – Ky projekt ka përmbajtje raciste (A. Stipçeviq, 1992) , PRA KETE E THOTE NJE JUGOSLLAV. A do ishte dakord nje shqiptar i vertete per coptimin e kosoves , dhe serbia te merrte tokat dhe pasurite jetike minerale energjitike dhe ujore shqiptare. PRANDAJ SHQIPTARE PATRIOTE MOS BINI PRE E DISA KOMENTUESVE SERBO E GREKOFILE DHE AS TE ATYRE QE PAGUHEN PER PERCARJE MES SHQIPTAREVE.

    1. Militanti i semure nuk ka atdhe. Atdheu i tij eshte Partia. Cfare te thote Lideri, militanti vec duartroket, emocionohet, e justifikon, dhe i lepihet. Specie te tilla inferiore, nuk kane aftesi te gjykojne vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *