• |
ide | kryesore

Bugajski: Vuçiç tentoi në Banjskë atë që Putini bëri me Krimenë

Arkiva, Lajme, Të fundit
bugajski



Analisti Janush Bugajski, një njohës i mirë i çështjeve të Ballkanit thotë se ngjarjet që tronditën Kosovën mëngjesin e 24 shtatorit nuk do t’i quaja thjesht “një sulm terrorist”. Në një intervistë që ai dha në Euronews Albania ai u shpreh se ky ishte një sulm shtetëror nga Serbia kundër Kosovës.

“Qartazi, sulmi u orkestrua nga qeveria serbe, nga shërbimi i sigurisë së Serbisë dhe qëllimi ishte të provokonte më tej tensionin dhe paqëndrueshmërinë dhe mendoj se ishte një provë për veprime të mëtejshme. Mendoj se është pjesë e një motivi përshkallëzimi që mendoj se Vuçiçi do e përdorte herë pas here për të minuar sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës” – tha Bugajski.

Ai komentoi edhe përfshirjen në sulm të “numrit 2” të Listës Serbe, Milan Radoiçiç, i cili refuzoi përfshirjen e Beogradit zyrtar.

“Më kujton mënyrën se si Moska refuzonte të kishte dorë në sulmin në Krime e cila çoi në aneksimin e Krimesë dhe rezultoi që sigurisht që ishin të përfshirë që prej fillimit. Deklarata të tilla nuk gënjejnë askënd. Të dhënat tregojnë se shërbimet e inteligjencës së Serbisë, shërbimet e sigurisë së Serbisë, paratë serbe dhe pajisjet luftarake të Beogradit nga Serbia janë duke përshkallëzuar krizën në rajon dhe janë të përqendruar kryesisht në Kosovë” – tha ai.

Bugajski tha se nuk besonte që Beogradi do të bashkëpunonte për zbardhjen e sulmit pasi ai është i përfshirë.

“Mendoj se të gjitha këto hetimet duhet të kryhen nga ndërkombëtarët. Duhet të kryhen nga NATO-ja, nga BE-ja dhe nga Shtetet e Bashkuara. Mendoj se kjo është mënyra e vetme t’i shkojmë në fund gjësë dhe të zbulojmë kush fshihet nga pas. Përndryshe mendoj që thjesht po humbasim kohën” – tha ai.

Ai komentoi edhe mundësinë që ndaj Serbisë të ketë masa ndëshkuese nga BE, por tha Brukseli nuk ishte treguar asnjëherë serioz me Beogradin.

“Fatkeqësisht BE-ja nuk është mjaftueshëm serioze për të marre masa serioze kundër një shteti, kundër një qeverie e cila po destabilizon rajonin. Pra, unë nuk pres ndonjë sanksion të madh nga BE-ja” – shtoi ai duke nënvizuar se zyrtarët e BE mbajnë anën e Serbisë.

“Pasi Vuçiçi deklaroi se Serbia kurrë nuk do ta njoh Kosovën, gjë të cilën e tha para pak ditësh, do të thotë se gjatë regjimit të Vuçiçit nuk ka për të pasur një normalizim të marrëdhënieve midis dy vendeve, pra çfarë kuptimi kanë diskutimet? Mund të zgjidhni çështje të tjera siç janë zgjidhur sipas procesit të Brukselit gjatë viteve, por çështjet thelbësore thjesht nuk mund t’i përballojë BE-ja.

Mendoj se formati duhet të jetë i gabuar në këtë rast. Diplomatët e përfshirë si dhe formati kanë dështuar, kështu që ato duhen rishikuar dhe duhet të ketë më shumë presion ndaj Serbisë që të zbatoje marrëveshjet dhe të ece nëse jo drejt njohjes zyrtare, të paktën të mos bllokojë rrugën e Kosovës për njohje në vende të tjera si dhe anëtarësimin e saj në organizata të tjera” – tha ai. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. ore bugajski ti ka konfirmuar fuga keto deklarata? sic ua miraton analisteve te tjere, apo ke dale jashte vathes zotrote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *