• |
ide | kryesore

Kompania Lufra, nga Shqipëria drejt Amerikës

Lajme, Të fundit



Rrugëtimi që pozicionoi kompaninë si lider në industrinë e përpunimit të qumështit, ishte i mbushur me suksese për kompaninë Lufra: certifikime të cilësisë ISO, akreditimet nga IFS (International featured Standards), dhe aprovim nga FDA për eksportet e produkteve të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një traditë ekselence
Që nga themelimi i saj në vitin 1992, Lufra ka qenë një pjesë e rëndësishme në shtëpitë shqiptare. Kompania ka ndërtuar një reputacion të lartë për cilësinë dhe besueshmërinë e saj. “Besimi i klientëve tanë dhe transparenca kanë qenë gjithmonë prioritetet tona”, thekson kompania.

Standarde Globale Pionere të Cilësisë
Angazhimi i Lufra për cilësinë është i dukshëm në akreditimet e saj. Përtej certifikimeve ISO, kompania është në prag të arritjes së standardeve IFS, të cilat njihen globalisht për garantimin e sigurisë së ushqimit të klasës së parë dhe prodhimit. “Synojmë jo vetëm për të përmbushur, por për ta tejkaluar standardin e industrisë”, thekson kompania.

 

Eksportet Ndërkombëtare
Duke shtuar një tjetër arritje në historikun e saj, Lufra ka marrë aprovimin nga FDA (Agjensia e kontrollit te ushqimit në SHBA) për eksportet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me dërgesa të rregullta gjatë dy viteve të fundit. “Ky nuk është thjesht një sukses për Lufrën, por për bizneset shqiptare në përgjithësi. Tregon se standardet tona janë konkurruese në nivel global,” shton kompania.

Praktika të qëndrueshme përmes partnerëve afatgjatë
Një nga gurët e themelit të suksesit të Lufra është marrëdhënia e saj afatgjatë me fermerët vendas, disa prej tyre që mbi 30 vjet. “Ata nuk janë thjesht furnizues, ata janë një pjesë e familjes Lufra,” komenton kompania. Kjo siguron që çdo produkt është i bazuar në besim dhe praktika etike.


Reputacioni i ndërtuar për të ardhmen

Në një periudhë kur besimi ndaj prodhuesve në përgjithësi është shumë vunerabël, Lufra mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për cilësi dhe transparencë. “Ne kemi ndërtuar me shumë mund këtë reputacion prej 30 vitesh, dhe jemi të vendosur në ruajtjen e tij,” siguron kompania.

Planet për në ambalazhimin e qëndrueshëm
Lufra është kompania e pare e bulmetit që ka investuar në teknologjinë moderne të Tetra Pak për të ofruar ambalazhime kartoni miqësore ndaj mjedisit. “Kemi zgjedhur atë që është ndoshta makineria e ambalazhimit më e përparuar në botë për produkte të freskëta të bulmetit” thekson kompania.

Për ata që janë konsumatorë besnikë të kompanisë Lufra ndër vite, ky artikull konfirmon atë që ata gjithmonë kanë ditur: Lufra është një markë e personifikuar me cilësinë, si lokalisht, ashtu edhe ndërkombëtarisht.



3 Comments

  1. Kot per gallate. Per te shkuar ne Amerike duhet te kesh Certifikimin BRCGS aq me teper qe IFS nuk eshte akreditim por certifikim. Nuk rezulton asnje certifikate IFS per zoterinjte..qe mbushin gojen me certifikime e akreditime edhe keta si puna e ujit Selita.Kujdes kur beni rreklama se ju kthehet mbrapa.

    1. Ku eshte lajmi ketu pervec reklames per kete fare kompanie kosi me qumesht pluhur?
      Ne Amelike shiten ne treg edhe produkte shume here me te demshme e me origjine misterioze se sa kosi i Lushnjes, i perzier pak me qumesht pluhur Serbie.

  2. Vaj palme dhe qumesht pluhur me tonelata, SHBA-ja nuk pranon lej fena me origjin sqipetare, portalet e kane mare nje dore lekesh nga kto bicim kompanish, edhe shkullaku me bushatin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *