• |
ide | kryesore

Bellingham e Vinicius të papërmbajtshëm: Real shkatërron 4-0 Osasuna, Girona nuk i ndahet kreut

-Instant, Sport, Video
Real



Java e nëntë e La Liga 2023/24 ka ende Bellingham si personazhin e saj kryesor. Anglezi ishte vendimtar me një dygolësh në suksesin e Real Madrid kundër Osasuna. Mesfushori zhbllokoi ndeshjen në minutën e 9′ e dyfishoi epërsinë në minutën e 54′. Më pas u kujdes Vinicius, që fillimisht shënoi pasi dribloi portierin dhe më pas nxorri para porte Joselu për 4-0 finale. Skuadra e Ancelotti ngjitet në 24 pikë. Fitore 1-0 në Cadiz për Girona, që mbetet dy pikë nga kreu falë golit të Garcia.

REAL MADRID-OSASUNA 4-0

Momenti i artë i Jude Bellingham vazhdon edhe në kampionat. Në minutën e 9’ anglezi zhbllokoi menjëherë ndeshjen, duke shënuar pas një pasimi të Carvajal. Blancos dyfishuan avantazhin e tyre në fillimin e pjesës së dytë përsëri me numrin 5. Bellingham konvertoi një asist të Valverde dhe arriti në dhjetë gola sezonalë në vitin e tij të parë me skuadrën madrilene. Pajarito dërgoi pak më pas te goli edhe Vinicius Junior. Brazilini kaloi edhe portierin Herrera përpara se ta depozitonte topin në rrjetë.

Lexo më tej: Bellingham te Real Madrid… falë Vinicius: “I dërgoja mesazh çdo ditë”

Pesë minuta më pas Real Madrid bëri poker. Braziliani shpiku një pasim për Joselu, që pasi iu anulua një gol në pjesën e parë, këtë herë mund të gëzohet. Ish-lojtari i Espanyol ka shënuar tre gola radhazi në La Liga. Të besuarit e Carlo Ancelotti nuk u kursyen, pasi për pak sa nuk shënuan top të pestin me Carvajal. Pastaj Joselu humbi një penallti në minutën e 84′, duke goditur në qendër me portierin që kuptoi gjithcka. Miqtë mbetën në kuotën e dhjetë pikëve, ndërsa skuadra e drejtuar nga Ancelotti është ende në krye me 24 pikë.

CADIZ-GIRONA 0-1

Ndeshja arriti një pikë kthese pas vetëm dhjetë minutash, kur ndërhyrja e Darvin Machis u ndëshkua me karton të kuq. Shtytja nga djemtë e Michel kulmoi me golin e fitores të Aleix García. Cadiz u përpoq të reagojë, por asgjë nuk ndodhi. Një tjetër fitore për katalanasit, të cilët ngjiten në 22 pikë në renditje dhe mbeten dy pikë prapa Real. Ndërsa vendasit mbeten në kuotën nëntë në renditje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *