• |
ide | kryesore

Jasir Asani rrëfen emocionet pas ndeshjes: Besim i plotë për Euro 2024, të fokusohemi tek ndeshjet e tjera

-Instant, Sport
Asani



Jasir Asani është ylli i momentit te Kombëtarja shqiptare, teksa shënoi një tjetër supergol në duelin ndaj Çekisë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për “TV KLAN”, Asani u shpreh:

“Tifozët kanë qenë mbështetja jonë, sot ka qenë një finale tjetër, treguam një lojë shumë të mirë. Për golat është merita e stafit që krijojnë hapësira dhe unë gjuaj nga çdo pozicion”, tha Asani.

Përvec vlerësimeve për lojën eskuadrës Jasir Asani shprehu mirënjohjen ndaj trajnerit Sylvinho dhe stafit.

“Sot duhet të festojmë, sepse kemi qenë fantastikë në 90 minuta, kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Pas golit krijuam raste të tjera dhe krijuam raste të hapura, falenderoj Silvinjon dhe stafin e tij, i jam mirënjohës gjithë jetën atyre. Është kënaqësi e madhe për atë që po bëjmë. Sot është dita për të festuar, duhet të festojmë. Duhet të bëj gola”, u shpreh Asani.

Asani shprehet besimplotë për rrugën drejt “Euro 2024” teksa thotë se kanë edhe 2 ndeshje të tjera tek të cilat duhet të fokusohen.

“Besimi është shumë i plotë për Euro 2024, sot është dita për të festuar, kemi dhe 2 ndeshje të tjera dhe duhet të fokusohemi dhe tek ndeshjet e tjera.

VIDEO/ Shijoni perlën e Jasir Asanit ndaj Çekisë

Çekët i tremben të majtës së tij, Asani i paralajmëron: “Ju pret Ferri në Shqipëri”

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *