• |
ide | kryesore

Duka e kishte të sigurtë Europianin: “Shqipëria i ka prenotuar hotelet në Gjermani që në shtator”

-Instant, F1, Sport, Video
Duka



Pretendonim, ose më saktë duhet të pretendonim, sepse nuk kishim një ekip të pathyeshëm në grup pas shortit të hedhur. Por sigurisht që Polonia dhe Republika Çeke ishin favoritet për të fituar grupin. E megjithatë brenda FSHF-së, ose më saktë në bindjen e presidentit Armand Duka, ka qenë gjithnjë bindja për të shkuar në finalet e kampionatit Europian.

E konfirmon më së miri një fakt i zbuluar nga numri1 i futbollit shqiptar, që ka pohuar se kuqezinjtë e kanë zgjedhur tashmë rezidencën e grumbullimit që do të kenë në Gjermani. “E kemi rezervuar tashmë rezidencën tonë në çdo vend ku do të luajnë grupet e Europianit. E kemi bërë tashmë prej kohësh dhe kur po fluturonim për në Pragë në shtator, e pyeta teknikun Sylvinho se cili nga hotelet i pëlqente për të patur selinë e kombëtares. E pyeta edhe sepse duhej, por edhe për ti treguar se ne besonim vërtetë dhe se synonim të ishim aty”, tha Duka.

A e dinte që do të kualifikohej në finalet e dytë në histori të një kampionati Europian zv.president i UEFA-s? Ndoshta jo, por pretendimet i kishte dhe veproi sipas protokollit: “E kërkon protokolli për këdo që mendon se mund të shkojë në Europian të zgjedhë rezidencat paraprakisht. Por ne tashmë kemi shkuar, dmth duhet edhe një pikë, por besoj se nuk do gabojmë në këtë pikë” tregoi Duka.

Lexo më tej: Shqipëria drejt Euro 2024, Duka: Fitore e merituar, skuadra është sekreti i kësaj Kombëtareje

Kreu i Federatës, tashmë edhe e konsideron të përmbushur misionin, edhe pse zyrtarisht duhet edhe një pikë. Duka ka falenderuar mbi të gjithë tifozët që në këtë ndeshje kanë patur sjellje shembullore, pa krijuar asnjë incident, duke mbështetur kuqezinjtë si një shtysë tepër e rëndësishme drejt kualifikimit.



2 Comments

  1. Po pse o karat e Lapsit që beson çdo gomarllek të katunarit Duka, po pse e dini ju që përveçse mundësinë e kualifikimit apo jo të Shqipërinë si mundet që të dini se çfarë grupi do bie Shqipëria në europian dmth çfarë qyteti? Grupet zgjidhen me short dhe ai nuk është hedhur ende!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *