• |
ide | kryesore

Lufta në Rripin e Gazës/ Zhvillohen mitingje pro-palestineze në Angli dhe Skoci

Lajme, Planet



Mijëra demonstrues pro-palestinezë marshuan në qendër të Londrës këtë të shtunë. Ata kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund aksionit ushtarak të Izraelit në Rripin e Gazës.  Protestuesit valëvitën flamuj palestinezë teksa mbanin edhe tabela që shkruanin “Palestina e lirë”. Kujtojmë se në fillim të javës ministrja e Brendshme e Britanisë Suella Braverman ka thënë  se valëvitja e një flamuri palestinez mund të ishte një vepër penale.

Marshuesit u ndalën edhe jashtë Downing Street ku brohoritën: “Rishi Sunak, turp për ty” dhe “Nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë”. Mësohet se deri më tani shtatë persona janë arrestuar.

Lufta në Rripin e Gazës, mitingje

Mitingje të tilla janë mbajtur edhe në Mançester dhe Edinburg dhe pjesë të tjera të Mbretërisë së Bashkuar, por edhe në Skoci.

 



1 Comment

  1. PO RREZOHEN TE GJITH NJEHERESH SHKAKU PADREJTESIJA SFIDA PAMUNDESIT KURSE QARTESI GJALLERI SIGURI ZGJILLJE PAQE SHPRES SJELL VETEM VLERAT E DREJTA HAKU thotë:

    NESE SNA PELQEN PADREJTESIJA PERSHKAK TE KEQES QE SJELL EKZISTON PENDIMI DHE KTHIMI TEK E VERTETA PERSHKAK TE QARTESIS GJALLERIS SIGURIS ZGJILLJEVE SHPRESES PAQES SHPETIMIT QE SJELL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *