• |
ide | kryesore

Tabaku për situatën në PD: Vullneti i deputetëve zgjodhi Bardhin kryetar grupi

Lajme, Të fundit



Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar se situata brenda PD-së nuk mund të zgjidhet nga asnjë vendim gjykate. E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, deputetja ka kritikuar edhe kolegët duke thënë se është faji i vetë demokratëve që duan të transferojnë situatën te mazhoranca, që kënaqet me përçarjen. Sipas Tabakut, deputetët e PD kanë shprehur qartësisht vullnetin e tyre për përfaqësimin, duke thënë se Gazment Bardhi ka marrë votën e shumicës për të qenë kreu i grupit parlamentar të PD.

“Këtë nuk e zgjidh asnjë vendim gjykate. Është faji jonë që duam ta transferojmë te mazhoranca që është e kënaqur me këtë situatë dhe kërkon ta zvarrisë. Sot mazhoranca ka interes që debatin mos ta ketë me ne, por ne ta kemi me veten tonë.

Dëshira dhe vullneti i deputetëve  ka qenë e qartë për përfaqësimin. Bardhi ka marrë votën e deputetëve. Ata kanë firmosur si shumicë që ai të jetë kryetari i grupit parlamentar. Duhet të shohim fytyrat e ministrave si qeshin që të kuptojmë se beteja jonë e brendshme nuk duhet të bëhet në parlament”, tha ajo ndër të tjera.



7 Comments

  1. Tabaku filloi publikisht te na kendoj kengen e vjeter nga foklori i Berishes. Askush nuk emocjonohet. Viti 2025 po afron Tabaku te mendoj per pensionimin e saj politik.

  2. Përfundimisht arsyetimi i qartë e i drejtë po mbizotëron në atë të para dy vjetëve që tashmë po PD duhet të heqë qafe Berishën se ashtu e do Amerika majtiste. Sulmi i pa skrupull që kjo Amerikë i bëri të djathtës dhe kryesisht liderit historik tashmë ka ngelur si turp për atë. Dhe tani po bëhen të vetëdijshëm që i ashtuquajturi kryetar i vulës s’është gjë tjetër veçse një shërbëtor i Ramës dhe armik i PD. Por roli duhet të jetë më i fuqishëm me aksione konkrete. Gjithësesi diktatori Rama dhe neomonizmi tashmë në çdo hallkë të shtetit sidomos në drejtësi do vazhdojnë misionin shkatërrues të pluralizmit dhe sistemit demokratik.

  3. Berisha alias enver hoxha feston sot 79-vjetorin: Lili dhe fëmijët kanë sakrifikuar shumë!Kush jane detupetet qe flet kjo Tabakhone te PD zyrtare nuk jane,te salihut po,por salihu vet eshte perjashtuar nga PD zyrtare ku kane votuar dhe bardhi tabaku etj.por Gimi lepirsi i bythes salihut ben ideollogun e salihut njelloj si pali miska

  4. Zgjidhja e mundur e ketij ngerci ne PD zgjidhet duke pranuar kete realitet,nga te gjitha grupet opozitare ne PD .PD nuk duhet te zgjedhi kryetar deri ne perfundimin e zgjedhjeve te 2025.PD te ngreje nje grup pune ,organizativ per te bashkerenduar punen ,NEN DREJTIMIN E GAZMENT BARDHIT,per bashkuar te gjithe demokratet bashke,te lene menjane te kaluaren e perplasjes vrastare ndermjet tyre dhe te shikojne perpara me te vetmin qellim te bejme bashke demokratet dhe pjesen gri te rezojne pushtetin kriminal dhe terroriste te rames.Ne kete grup pune te perfshihen me te drejta te barabarta nga Grupi me i madh qe eshte i Berishes ,Berisha,nga grupi i bashes ,Basha dhe ne kete grup te perfshihen automatikisht Gjekmarkaj,Dashnor Sula,Tabaku,Te kerkohet te perfshihet ne kete grup Senjamini,Ibsen Elezi,Murizi,Ali Memeti te perfshihen edhe ndonje qe eshte jashte ketyre grupeve por qe jane shpirterishte me kete parti.Dhe sigurishte Gazment Dardhi te jete kordinatori dhe si gryetar i grupit palamentar te shumices se tanishme te grupimeve parlamentare te PD te jete si kryetari i komanduar deri ne zgjadhet e 2025.Menjehere pas zgjedhjeve te behet zgjedhja e nje kryetari te PD me vote n e deputeteve qe do zgjidhen nga zgjedhjet e 2025 dhe nese PD fiton zgjedhjet kryetari i ri i PD i zgjedhur nga votat e deputeteve te rinje te beje votimin per perfaqsuesin e PD qe do i ngarkohet roli i kryeministrit Shqiptare i cili te jete deputet i zgjedhur ,por me nje ligj kryeministri nuk duhet te jete kryetar i PD.Ruge tjeter nuk ka nese doni qe PD te rrezoje ramen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *