• |
ide | kryesore

“Faleminderit që fituat”: Muçi merr mesazhe nga shokët e skuadrës te Legia

-Instant, Sport, Video
Muçi



“Të them të drejtën këtë ndeshje nuk e shikojmë shumë miqësore. E shikojmë më shumë si një ndeshje zyrtare. Shpresoj që të luajmë sa më mirë dhe të paraqitemi sa më mire përballë tifozëve tanë. Kështu që do të jetë një ndeshje që do luftojmë shumë dhe do të duam që ta fitojmë”. Ernest Muçi është me këmbë në tokë dhe pret momentin e tij. Sulmuesi i Legia Varshavë e di mirë sa vlerë ka grupi dhe sa shumë beson Sylvinho te ai. “Ndihem shumë mirë. Ky ekip ka një harmoni shumë të mire mes çunave të rinj dhe lojtarëve me eksperiencë. Kjo duket edhe në fushë dhe jashtë saj sillemi shumë mirë me njëri-tjetrin. Atmosfera është shumë e mirë dhe unë ndihem shumë mirë brenda këtij grupi”.

Madje ish-sulmuesi i Tiranës ka treguar edhe bisedën e bërë me teknikun brazilian pas dygolëshit kundër Aston Villa: “Të them të drejtën, përveç komplimenteve kemi folur se si mund të përmirësohem unë si futbollist. Ai më ka ndihmuar që nga hera e parë që jam grumbulluar këtu në Kombëtare. Është një trajner shumë I mirë dhe të gjithëve na ndihmon të bëjmë mirë në klubet tona dhe te Kombëtarja”.

Lexo më tej: “Çekët u mërzitën, edhe shokët e mi, por shpresoj të vijnë në Gjermani”: Laçi gati të sfidojë Bullgarinë

Një nder polakëve ku luan Muçi ia bëri, duke mundur Çekinë, me të cilën tani Polonia ka ndeshjen direkte: “Mesazhet e polakëve, pas fitores me Çekinë? Te ekipi im edhe për fitoren që bëmë kundër Çekisë shumë nga lojtarët më thanë: Faleminderit që fituat. Edhe unë jam shumë i lumtur që tek ekipet tona kemi krijuar një lloj afeksioni. Për ne është shumë gjë e mirë”, përfundoi Muçi që në fakt mund të mos qendrojë gjatë në Poloni te Legia Varshavë.

https://youtube.com/live/WQAuZKDl-lk



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *