• |
ide | kryesore

Kourtney Kardashian reagon ndaj kritikave për shtatzaninë e saj

Paparazzi



Kourtney Kardashian ka reaguar ndaj komenteve negative në internet në lidhje me shtatzaninë e saj të katërt në moshën 44-vjeçare.

“Këto komente nuk më prekin mua,” i tha ajo Vanity Fair Italia, në një intervistë që u botua më 13 tetor. “Atyre që i bëjnë ato, unë thjesht u them: si guxoni të vini në dyshim planin e Zotit?”

Besimi në Zout është pikërisht arsyeja pse Kourtney dhe bateristi i Blink 182 ndaluan udhëtimin e tyre të fertilizimit in vitro (IVF).

“Kemi mbaruar zyrtarisht me IVF,” ndau ajo në  një rrëfim në premierën e sezonit të tretë të shfaqjes Hulu “The Kardashians”. “Ne do ta donim një fëmijë më shumë se çdo gjë, por unë thjesht besoj vërtet në atë që Zoti ka rezervuar për ne. Nëse është një fëmijë, atëherë besoj se do të ndodhë.”

“Unë e dija se nuk ishte gjëja e duhur,” shtoi Kardashian. “Dhe në fakt, i thoja shpesh Travisit: Nëse duhet të kemi një fëmijë, atëherë thjesht do të ndodhë. Dhe kështu ndodhi: Kur ndaluam IVF, atëherë ndodhi.”

Kardashian, e cila është në pritje të një djali me Barkerin, ndan tre fëmijë me ish të fejuarin, Scott Disick: Mason Disick, 13 vjeç; Penelope Disick, 11; dhe Reign Disick, 8. /Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *