• |
ide | kryesore

“Ndoshta shenjë e fatit”: Ahmataj bëhet gati për derbin e parë kryeqytetas si trajner

-Instant, F1, Sport
Ahmataj



“Derbi është një ndeshje specifike, sepse luajnë dy ekipet më të titulluara në vend dhe dihet rivaliteti. Është një ndeshje për të luftuar dhe për të marrë më të mirën”. Julian Ahmataj ka përfituar nga pauza e kombëtareve për të përgatitur derbin kryeqytetas me Partizanin. Sfida e javës së gjashtë të Superiores u shty në fakt me kërkesën e të dy klubeve fillimisht përpara pauzës së kombëtareve. FSHF pastaj e spostoi në 19 tetor, për të lejuar kushtet më të mira të fushës për ndeshjen vendimtare të kombëtares, atë kundër Çekisë.

I “graduar” si trajner permanent pas fitores me Vllazninë në debutimin në pankinë në 7 tetor, Ahmataj ka akoma pakënaqëesi: “Gjithmonë ndodh që pas një vere të mirë, vijnë oshilacionet. Motivimi në kampionat, ndryshimi i garës sjellin çrregullime. Mendoj se nuk jemi atje ku duhet, por duhet të bëjmë maksimumin për të arritur aty ku pretendojmë – tha Ahmataj -. Kemi disa shqetësime, por besoj se e kemi grupin për të përballuar sfidën”.

Lexo më tej: “Humbja nga individë, grupi do t’i nxjerrë jashtë”. Memelli i tërbuar, Ahmataj presion Halilit: “Më jep Tiranën”

Statistikisht për Tiranën duket se derbi kryeqytetas i luajtur në tetor është me fat. Bardheblutë kanë precedentë më të mirë në sfidat e luajtura me Partizanin në këtë muaj: “Kjo është ndoshta një shenjë fati. Ne kemi për detyrë ta luajmë derbin dhe pastaj rezultati i ngelet fushës – parashtroi Ahmataj -. Na duhet forma e mirë e organizuar e skuadrës. Jo vetëm forma individuale e çdo lojtari, por forma totale e skuadrës. Duhet koordinimi i duhur për të përballuar një ndeshje futbolli dhe për të bërë më të mirën në fushë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *