• |
ide | kryesore

Video/ Debutimi i pabesueshëm i Marc Guiu: 17 vjeçari shënoi gol pas vetëm 33 sekondash

-Instant, Sport, Video
Guiu



Debutim ëndrrash për Marc Guiu, 17 vjeç, ‘nino de oro’ i ri i Barcelonës. Sulmuesi i lindur në vitin 2006 doli në fushë në minutën e 79’ kundër Athletic Bilbao dhe, në vetëm 23 sekonda e dy prekje të topit, djaloshi arriti të shënojë golin e tij të parë në debutimin e tij professional. Një gol para familjes së tij, të cilët ishin në tribune e ‘Estadi Olímpic Lluís Companys.

Në fund të ndeshjes, të fituar nga Blaugrana 1-0, babai i tij Manel shprehu gjithë gëzimin e tij: “Pa dyshim një nga ditët e mia më të lumtura. Nuk mund ta prisnim, as në ëndrrat tona më të çmendura, një debutim si ky. Debutimi i ëndrrës së çdo futbollisti”, ka thënë Manel Guiu. Ai po ashtu ka pranuar se nuk ka pasur kohë as të flasë për atë që ka parë. “Xavi më tha që të futesha në presing, se do të kisha shansin dhe se duhet ta shfrytëzoja. E kisha ëndërruar shumë herë, jam shumë krenar për këtë. Ishte një veprim shumë i shpejtë, thuajse nuk e mendova”, deklaroi protagonisti i madh i mbrëmjes pas ndeshjes.

Lexo më tej:Barcelona e akuzuar për korrupsion, Garda Civile kontroll në selinë e arbitrave: ja çfarë rrezikon klubi

Debutimi triumfues i Marc Guiu me ekipin e parë të Barçës vërteton edhe një herë punën e madhe të bërë në La Masia, që vazhdon të ofrojë lojtarë të nivelit të lartë si Lamine Yamal dhe Fermín López. Në gjeneratën e 2006 ka të tjerë si He’ctor Fort ose Pau Prim, gati të debutojnë me ekipin e parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *