• |
ide | kryesore

Video/ Tottenham fiton e bind në derbi: Son e Maddison ngjisin Spurs në krye të Premier League

-Instant, Sport, Video
Maddison



Monday Night i javës së 9 të Premier League i buzëqesh Tottenham, që vazhdon ecurinë e pamposhtur. Spurs fitojnë bindshëm ndaj Fulham në derbin e Londrës, duke marrë kryesimin e kampionatit të vetëm. Zotërimi i topit nga Tottenham dhe presioni i lartë i asgjësuan rivalët e tyre, që u dorëzuan 2-0 falë golave të Son (36′) dhe Maddison (54′). Një fitore që vlen kreun vetmitar dhe arratisjen e parë në Premier League. 23 pikë për Postecoglou dhe ekipin e tij, +2 ndaj Arsenal dhe Manchester City.

Djemtë e Postecoglou shtyjnë që në fillim, me portierin Leno menjëherë vendimtar ndaj Son. Një shans i rëndësishëm erdhi në minutën e 7′ për van de Ven, i cili gaboi shënjestrën. Cottagers reaguan me Palhinha, por Vicario bëri një super pritje. Pas këtij aksioni rifilloi presingu i Tottenham, dominim në zotërimin e topit (66% në dyzet e pesë minutat e para) dhe humbja e një rasti të madh me Richarlison. Braziliani shpengoi veten në minutën e 36′, kur rikuperoi topin dhe dhuroi një asist për Son. Koreano-jugori u çlirua nga mbrojtësi dhe shënoi me një goditje të mrekullueshme në këndin e sipërm pas shpinës së Leno.

GOLI I TRETË NË PREMIER I MADDISON

Në pjesën e dytë muzika nuk ndryshoi, me Tottenham që presonte lart Fulham. Spurs shënuan një tjetër gol pas vjedhjes së topit pranë zonës. Hojbjerg shërbeu për Son, që gjeti Maddison në thellësi duke frymëzuar golin e tretë në Premier League të ish Leicester. Kishte vetëm një skuadër në fushë. Cottagers u kujtuan vetëm në fund, por Vicario ishte i kujdesshëm për të shmangur golin e Raul Jimenez. Ritmi u ul dhe nuk pati emocione të tjera, me Tottenham që mund të festojë një tjetër sukses. Nga sonte, Spurs po i shikojnë nga lart të gjithë në Premier League, me 23 pikë dhe një seri të pamposhtur (7 fitore dhe dy barazime). Një fillim që është një burim krenarie për Postecoglou: asnjë trajner londinez nuk e ka pasur ndonjëherë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *