• |
ide | kryesore

“Donnarumma bir kur*e”: kore fyese nga tifozët kuqezi në Paris, e pas dy javësh e pret San Siro

-Instant, Sport
Donnarumma



Fatkeqësisht për të, është vetëm një antipastë (e vogël) e klimës që do të gjejë në San Siro pas dy javësh. Në Parc des Princes, Gigio Donnarumma përfundoi në shënjestër të tifozëve kuqezi, që në momentin kur hyri në fushë për nxemjen. Nga sektori milanist – portieri po punonte jo shumë larg tyre – u ngritën kore me ofendime të ndryshme. E natyrisht, kjo ishte diçka që pritej.

Kurrë i falur nga populli kuqezi për largimin me parametër zero në verën e vitit 2021, kur firmòsi për klubin parisien, portieri është fyer që kur doli për nxemjen e gjatë ndeshjes që po luhet nga tifozët milanistë: “Donnarumma bir kur*e” ishte kori i përsëritur shumë herë për të nga sektori mik në ‘Parc des Princes’.

Lexo më tej: Enzo Raiola: “Donnarumma iku me zero për fajin e Milan. Te Juventus vetëm në një rast”

Më 7 nëntor, në raundin e dytë në Milano, një ambient krejtësisht armiqësor premton të shënjestrojë portierin parisien, duke marrë parasysh turmën prej mbi 70 mijë njerëzish në Meazza. Donnarumma kishte folur dje në prag të së shkuarës së kuqezinjve: “Kritika e tifozëve të Milan? Është e trishtueshme sepse gjithmonë kam dhënë gjithçka për Milan deri në ndeshjen e fundit. Të gjesh sërish kuqezinjtë është një emocion i madh, një ndeshje e veçantë. Por duhet të lë jashtë emocionet e mia dhe të mendoj për ndeshjen”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *