• |
ide | kryesore

Brenda Patea thyen heshtjen : “Më përplasi pas muri, Zverev xheloz e i dhunshëm”

-Instant, Sport
Brenda Zverev



Brenda Patea, ish-partnerja e Aleksandër Zverev, thyen heshtjen për lidhjen me tenistin gjerman, që përfundoi me një proces gjyqësor për dhunë në familje dhe lëndime personale. Në një intervistë për Sueddeutsche Zeitung, modelja foli për xhelozinë e fortë të Zverev. Sipas saj, kjo luajti një rol të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre dhe që shpesh rezultonte me episode dhune.

Ish-e dashura e yllit të tenisit Alexander Zverev ka rrëfyer se numri 9 i renditjes botërore ‘e përplasi pas murit gjatë një debati’. Ajo e etiketoi si një ‘njeri xheloz’ në një intervistë. Të mërkurën, Zverev mori një urdhër nga Gjykata e Berlinit për ti paguar një dëmshpërblim prej 400,000 paund për abuzime fizike ndaj Brenda Patea, mamaja e fëmijës së tyre, dhe ‘dëme shndetësore’ gjatë një debati në maj 2020. Tenisti gjerman i ka mohuar akuzat.

PRECEDENTËT E DHUNSHËM TË ZVEREV

Nuk është hera e parë që Alexander Zverev etiketohet si i tillë. Një vit më parë ATP pati nisur një hetim të brendshëm mbi akuzat e bëra kundër tenistit nga ish e dashura Olga Sharypova për disa episode në të cilat ajo dyshohet se ishte viktimë e intimidimit verbal dhe kërcënimeve. Spikat sidomos ajo që ndodhi gjatë Shanghai Masters 1000 në 2019. Tenisti gjerman, numri 4 në botë në atë kohë, i pati mohuar gjithmonë akuzat për dhunë në familje dhe e paditi vajzën.

“ATP dënon plotësisht çdo formë dhune ose abuzimi dhe do të hetojë mbi akuza të tilla që lidhen me sjelljen në një turne anëtar të ATP-së”, thuhej në deklaratën e Shoqatës. Massimo Calvelli, drejtor ekzekutiv i ATP, theksoi se “akuzat kundër Alexander Zverev janë serioze dhe ne kemi një përgjegjësi të përballemi me to. Shpresojmë që hetimi ynë do të na mundësojë të vërtetojmë faktet dhe të përcaktojmë veprimet e mëtejshme. Ne e dimë që Zverev mirëpriti hetimin tonë dhe mohoi të gjitha akuzat. Ne gjithashtu do të monitorojmë çdo zhvillim të mëtejshëm ligjor pas hetimit paraprak nga sistemi gjerman i drejtësisë”, tha ai një vit më parë.

Tashmë një tjetër partnere e akuzon për të njëjtat sjellje të dhunshme. Brenda Patea e ka lidhur dhunën e ushtruar nga nga tenisti si e shkaktuar nga xhelozia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *