• |
ide | kryesore

Danny DeVito flet për projektin filmik me Arnold Schwarzenegger

Paparazzi, Slider



Danny DeVito dëshiron që shoku i tij i vjetër Arnold Schwarzenegger të bënte një film tjetër me të në vend që të bëhej guvernator i Kalifornisë.

Dyshja luajtën së bashku në komedinë “Twins” të vitit 1988.  “Arnold dhe unë duam të punojmë së bashku. Na ka munguar ‘Twins 2’ sepse ai u bë guvernator”, tha DeVito në një intervistë të re me GQ. Aktori i “It’s Always Sunny in Philadelphia” shtoi: “Tani ne kemi një projekt të vogël,  për të cilin kemi biseduar”.

Aktorët janë në mes të planifikimit të diçkaje, por komediani shtoi se nuk ka asnjë lidhje me filmin e tyre të viteve ’80 të drejtuar nga Ivan Reitman.

Schwarzenegger u zgjodh guvernator i Golden State në 2003 dhe shërbeu deri në vitin 2011. Në maj, Arnold u shpreh për Hollywood Reporter se sa shumë donte të bëhej pjesë e “Twins 2”, e cila ishte në punë kohët e fundit.

Por regjisori i “Ghostbusters”, Reitman u nda nga jeta vitin e kaluar dhe djali i tij, Jason, e ndaloi prodhimin e vazhdimit. “Jason Reitman e ndaloi projektin kur babai i tij vdiq”, tha bodybuilderi austro-amerikan.

Ai vazhdoi: “Babai i tij donte ta bënte filmin. Unë dhe Danny DeVito po ashtu. Ne kishim financimin. Kur babai i tij ndërroi jetë, Jason thotë: “Nuk më pëlqen më kjo ide”

“Twins” përshkruan aventurat e dy vëllezërve binjakë (DeVito dhe Schwarzenegger) të cilët u ndanë në lindje.Kelly Preston, Chloe Webb, Bonnie Bartlett, David Caruso dhe Heather Graham gjithashtu morën pjesë në filmin komedi./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *