• |
ide | kryesore

Video/ “Ti qelbesh erë”: Diego Costa i protestonte në fytyrë, Medel bën gjestin e shëmtuar

Sport, Video
Medel



Gary Medel dhe Diego Costa. Dy karaktere jo tamam të thjeshtë për dy lojtarë që kanë jetuar pjesën më të madhe të karrierës së tyre në Evropë. Është e pashmangshme që, me dy personazhe të tillë përballë njëri-tjetrit në një fushë futbolli, një përplasje është gjithmonë pas kthesës. Kështu, gjatë ndeshjes Vasco da Gama-Botafogos, kiliani dhe spanjolli ishin protagonistët e një skene aspak të bukur, ku ish-lojtari i Inter vuri në siklet publikisht kundërshtarin e tij. Videoja bëri xhiron e internetit.

INJORIMI I MEDEL NDAJ DIEGO COSTA

Në ndeshjen mes Vasco Da Gama dhe Botafogo, të fituar nga vendasit 1-0 me një gol të Paulos në pjesën e parë, pati hapësirë edhe për një pëballje të ashpër. Medel dhe Diego Costa u përfshinë në një moment tensioni, që u shndërrua shpejt në një tallje epike të kilianit ndaj sulmuesit.

Menjëherë pas një diskutimi të zjarrtë me ish-sulmuesin e Atlètico Madrid dhe Chelsea, Medel u largua me shpejtësi. Pas bërtitjeve të spanjollit, ai fillimisht mbajti hundën me dorë, më pas duke tundur dorën para fytyrës, sugjeroi në mënyrë të shëmtuar se fryma e Diego Costa mbante erë të rëndë. Diego Costa, i shtangur dhe i irrituar, u përpoq të mos i jepte peshë provokimit të kundërshtarit, edhe pse zemërimi i tij ishte i dukshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *