• |
ide | kryesore

Video/ Ishin vërtetë 4 mace: episodi i pabesueshëm në ndeshjen mes Santos e Botafogo

-Instant, Sport, Video
Botafogo



Ndeshja e kampionatit mes Santos dhe Botafogo hyri në histori për një episod të çuditshëm që ndodhi gjatë zhvillimit të ndeshjes. Santos e Botafogo, dy klubet braziliane, luajtën me dyer të mbyllura në Estadio Urbano Caldeira sipas dispozitave të kampionatit brazilian. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme përveç se ishin vërtet 4 mace për të parë ndeshjen mes dy skuadrave historike braziliane. Macet janë inkuadruar nga kameramani teksa po shijonin ndeshjen, të relaksuara dhe të shtrira në tribuna. Videoja u bë shpejt virale.

Lexo më tej: I mbyllur për 48 vjet, misteri i dollapit të Pelè në stadiumin e Santos: brenda tij një objekt sekret

4 macet patën fatin të dëshmojnë një ndeshje të bukur që përfundoi 2-2. Santos kaloi në avantazh falë dygolëshit të shënuar nga Marcos Leonardo. Sulmues i ri ka rënë në sytë e klubeve europiane dhe shpesh është përafruar me Lazion. Botafogo e riktheu ekuilibrin në minutën e 84′ dhe 87′ duke “ngrirë” macet, që ndoshta mbështesnin vendasit e Santos. Tifozë në stadium nuk kishte, po felinë që pëlqenin futbollin po. E një futboll të bukur. Një ndeshje që do të hyjë në histori. E që, më në fund, dha provat se “4 macet e famshme” ekzistojnë vërtet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *