• |
ide | kryesore

Teuta pa tre lojtarë, Martini në emergjencë: mungon golashënuesi Fili dhe xhevahiri Arifi

-Instant, Sport
Teuta



Teuta nuk është aspak komode në fundin e renditjes dhe ndeshja në Korçë kundër Skënderbeut mund ta bëjë situatën edhe më të rëndë. Në javën e 13 të Superiores, teknikut Edi Martini e sheh veten me 12 pikë, në vendin e fundit. E sikur të mos mjaftojë vështirësia e të luajtur jashtë fushës me një kundërshtar agresiv, mbi teknikun rëndojnë edhe mungesat e tre lojtarëve, që i limitojnë në maksimum zgjedhjet.

Në mbrojtje shkodrani duhet të bëjë pa Albi Allën të dëmtuar, kështu që linja katërshe difensive do të jetë ajo me dyshen e qendrës Qaqi e Jazxhi, të mbuluar në krahë nga Kruja në të djathtë e kapiteni Kotobelli në të majtë. Do të mungojë në mesfushë 16 vjeçari Arifi, që ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, pikërisht në minutën e 92’ të sfidës së barazuar me Laçin. Kështu, Martini ripropozon katërshen e formuar nga Gjinollari, Beqja, Daja e Karabeci, por do ta ketë të vështirë për të ndryshuan lojë nëse do të jetë e nevojshme.

Lexo më tej: Super ndeshja e kampionatit: Egnatia “krah i hekurt” me Partizanin në javën e 13 të Superiores

Në sulm mungesa e madhe vazhdon të jetë Fili, golashënuesi më i mirë i durrsakëve me 3 gola. 27 vjeçari vazhdon të jetë i dëmtuar, kështu që në krah të Dacit do të luajë akoma Boçi. Teuta është në kërkim të pikëve të rëndësishme për tiu larguar zonës së rënies dhe e ka të qartë se me një fitore mund të lëvizë shumë në renditje, në kohën kur nga Skënderbeu, rivali direkt që pozicionohet i pesti, e ndajnë vetëm 2 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *