• |
ide | kryesore

Arrestohet ish-drejtori i policisë Slavko Stojanoviç në Mal të Zi

Lajme, Të fundit



Ish-drejtori i Policisë së Malit të Zi, Slavko Stojanoviç është arrestuar të shtunën në Podgoricë, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme të Shtetit, nën dyshimet për “keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me kontrabandën e cigareve”.

Ministri i Brendshëm malazez, Danilo Sharanoviç tha se “arrestimi tregon se askush nuk është dhe nuk do të jetë mbi ligjin dhe se kushdo që është përfshirë në veprimtari të paligjshme do të vihet para drejtësisë”, sikurse tha ai.

Kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajiç përshëndeti vendimin e autoriteteve për arrestimin e Slavko Stojanoviçit. Ai tha se “lufta e vendosur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është parakusht për sundimin e ligjit dhe kriteri më i rëndësishëm për përshpejtimin e rrugës evropiane” të vendit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *