• |
ide | kryesore

Ambasada shqiptare në Mal të Zi për dhunimin e 3 të rinjve: Janë marrë në mbrojtje

Lajme, Të fundit



Ambasada shqiptare në Mal të Zi ka reaguar pas dhunimit brutal të 3 të rinjve shqiptarë. Përmes një njoftimi, ambasada shprehet se të rinjtë janë marrë në mbrojtje dhe po i ofrohet çdo shërbim i nevojshëm, përfshirë edhe atë ligjor.

Mësohet se tre shqiptarët ishin nisur për në Gjermani dhe janë rrahur sapo kanë zbritur nga trageti në Kotorr, të Malit të Zi. Lajmi u denoncua përmes rrjeteve sociale nga familjarët e tyre, të cilët pretendojnë se ata u dhunuan nga 6-7 persona të veshur me veshje ushtarake. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00.

Shqiptarët nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë me personat që i kanë nxjerrë me dhunë nga makina dhe i kanë dhunuar.

Njoftimi i policisë:

“Bazuar informacionin per nje incident i tre shtetasve shqiptare ne Hercegnovi te Malit te Zi, u mor kontakt me koleget malazez dhe konkretisht me Drejtorin e Policise Herceg Novi Zotin Slobodan Djokic nga i cili morem informacionin si me poshte vijon.

Sot me date 06.01.2023 rreth ores 14.00 ne vendin e quajtur Zelenika ne afersi te qytetit te Hercegnovit tre shtetas shqiptare me nje mjet me targa gjermane jane sulmuar nga nje grup prej 6 ose 7 personash pa asnje shkak, duke i goditur fillimisht makinen dhe pas daljes se dy shtetasve shqiptare nga makina jane sulmuar fizikisht edhe keta shtetas duke ju krijuar plage ne pjese te ndryshme te trupit. Keta shtetas jane paraqitur ne policine lokale me Hercegnovi per ndihme dhe jane trajtuar fillimisht na ana e mjekut ligjore ku jane konstatuar demtime te kategorizuar RRAHJE. Nga ana e policise malazeze ju eshte kerkuar te benin denoncim por keta shtetas te friksuar nuk kane pranuar te bejne nje gje te tille deri ne ardhjen e nje avokati shqiptar dhe per kete po shkon ne drejtimin tuaj po shkon nje avokat nga Ulqini. Shtetasit e demtuar jane:

1- Klodjan Meaj

2- Azem Dervishi

3-Doris Kopaci.

Ne bashkepunim me koleget malazeze kemi arritur qe te kontaktojme me shtetasit shqiptare te demtuar duke ju ofruar te gjithe asistencen qe ata kane nevoje. Nga koleget malazeze dhe konkretisht nga Drejtori Djokic jemi informuar se jane ne hetime intensive per zbardhjen e kesaj ngjarje te rende dhe per kete arsye jane shoqeruar disa persona. Me ardhjen e avokatit do tu vihen per njohje disa foto per personat qe mund te jene autore te mundeshem te kesaj vepre penale te rende”– thuhet në njoftimin e Policisë.



6 Comments

  1. Mbyllja e Berishës në shtëpi dhe sidomos shfaqja e tij në ballkon, si “babi i Argitës në majë të Thanës”, ka prodhuar një situatë tragjikomike për partinë e tij.

    1. Ta qift Berisha familjen o patronazhist i mutit ,ke lexu per tre te rinj qe u rrafen brutalisht gnga serbet e malit zi.Duhet ramoviqi dhe abazoviq te deklarohen per rastin …ballkani i hapur ndoshta eshte fajtor …!

    1. Kujt i thua jane shqiptare ore? Po ata 5 mije kosovare ne 1945 kush i coi ne thertoren e Tivarit ? Jane eterit e ketyre qelbesirave te kuq? Nese do mundeshin edhe sot bijte e niprat e atyre te njejten gje do benin edhe sot.Berisha duhej t’a hante burgun qyshkur,por jo per cfare e akuzojne sot,por per amnistine qe u beri morrave te kuq ne vitet 1992-97 ,me orientimin: bashkevuajtes e bashkefajtore te qeverisje se tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *