• |
ide | kryesore

Në Gjermani si vendi i parë: 0-0 me Ishujt Faroe, por festa mund të fillojë

-Instant, F1, Sport
Faroe



Shqipëria mbetet e pathyer në Arena Kombëtare, por pa rekordin e vetëm fitoreve, pas 0-0 ndaj Ishujve Faroe. Skuadra e Sylvinho e mbylli fushatën kualifikuese, me pikën që i duhej, duke shkuar në Gjermani 2024 si e para e grupit E. Një festë, me kuqezinjtë të kualifikuar që para ndeshjes së fundit, që nisi orë përpara në kryeqytet e vazhdoi në stadium. Tekniku brazilian kishte bërë 5 ndryshime dhe skuadra e ndjeu, pavarësisht se prapa nuk rrezikoi asgjë.

Daku, nga minuta e parë për Cikalleshin, ishte i pari i rrezikshëm në minutën e 18’. Sulmuesi u ndal nga portieri, ashtu si Bajrami nga distanca në të 35’. Rastet më të mira ishin në 7 minutat shtesë, ku Uzuni me një diagonale tokazi detyroi portierin të grushtojë. Numri 23 u përsërit i vetëm me Dakun, në rastin e fundit të pjesës së parë.

E kondicionuar edhe nga zevendesimet, pjesa e dytë nuk i ndryshoi fytyrën kuqezinjve. Ishin te Faroe ishin mbyllur dhe pa hapësira, me qarkullim të ngadaltë të topit, të besuarit e Sylvinho ngecën në një lojë shterpē. Vetë një konkluzion i Asanit dhe më pas Asllanit, Po nga distanca, ishin shumë pak për të marrë fitoren. Nuk ishte ndeshja më e bukur, por sigurisht rrugëtimi më i bukur. Të pamundur që nga debutimi i teknikut Sylvinho në Varshavë. Nga aty, katër fitore e tre barazime me 12 gola të shënuar dhe vetëm 5 të pësuar, me tetë gola në aktiv dhe 15 pikë (sa Çekia), si një kartvizitë për europianin e dytë të historisë.

Kombëtarja / E fundit në Tiranë: finalja e parë e kuqezinjve luhet në Kishinjev

 

 

 



2 Comments

  1. I MBLODHEN KOQET KUQ E ZI E I LANE SI KARA TE SHOHIN NJE NDESHJE 0-0 NE TE FTOHTE

    MBANI SHQIPONJEN SE PARATE PER 1 APO 1 3+ E SHQIPERISE IKEN U DOGJEN

  2. feste kari per duken se shqipot lane paret per njishin e shqiperise

    tani hedhin fishekzjarre si kara qe jane pa identitet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *