• |
ide | kryesore

Dalin DETAJE nga marrëveshja mes Hamasit dhe Izraelit

Arkiva, Lajme, Të fundit
hamasit



Një marrëveshje për lirimin e pengjeve të marra prej Hamasit në Izrael muajin e kaluar është “më afër se kurrë më parë”. Lajmin e dhanë zyrtarë të lartë amerikanë. “Ne kemi shpresë… por ka ende punë për të bërë” – tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby. Edhe presidenti i SHBA-ve, Joe Biden tha gjithashtu se besonte se një marrëveshje ishte afër.

Rreth 240 njerëz u rrëmbyen në sulmet e Hamasit të 7 tetorit, gjatë të cilave u vranë 1200 izraelitë. Që atëherë, ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza ka thënë se 13 mijë njerëz në Gaza janë vrarë në fushatën hakmarrëse të Izraelit.

Ndërsa gazeta izraelite “Haaretz” thotë se është rënë dakord që Hamasi të lirojë 50 pengje nga të cilët 30 janë fëmijë, 8 nëna dhe 12 gra të tjera. Kjo është marrëveshja që kryeministri Benjamin Netanyahu i ka paraqitur qeverisë për miratim. Në këmbim Tel Avivi do të lirojë 150 pengje palestinezë dhe do të bëjë një armëpushim 4-ditor.

Lëvizjet për një marrëveshje për lirimin e pengjeve u rritën ndjeshëm ditët e fundit ku u përfshi edhe Katari, i cili ishte i rëndësishëm në sigurimin e lirimit të 4 pengjeve muajin e kaluar. Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq ka udhëtuar në Katar ku po kryhen negociatat për pengjet dhe ku qëndron lidershipi politik i Hamasit.

Në një deklaratë, Kryqi i Kuq tha se presidentja e tij, Mirjana Spoljaric kishte udhëtuar atje për të “çuar përpara çështjet humanitare”. Kryqi i Kuq thotë se nuk po merr pjesë në negociatat e drejtpërdrejta që do të çojnë në lirimin e pengjeve, por do të ndihmojë për të lehtësuar lirimin pasi të jetë rënë dakord mes palëve. Deri më tani, kjo organizatë grupi ka lehtësuar lirimin e 4 pengjeve nga Hamasi. Ata ishin një nënë dhe vajza e saj, shtetas amerikanë dhe 2 gra të moshuara izraelite. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *