• |
ide | kryesore

Video/ Me 10 lojtarë, Skënderbeu i jep leksione futbolli Teutës: Frenkly, Liço e Rashica fundosin Martinin

Sport
Frenkly



Skënderbeu ka treguar forcën e grupit dhe inteligjencën taktike të Gvozdenovic, duke mposhtur 3-1 Teutën, edhe pse luajtën me 10 lojtarë gjithë pjesën e dytë. Në Korçë, bardhekuqtë u imponuan në pjesën e parë me golat e Frenkly e penalltinë e Liços. Në të dytën, me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Nikajt, Skënderbeu tregoi maturi, duke iu përgjigjur golit të Peposhit me trisin e Rashicës.

Një ndeshje shumë e rëndësishme për dy skuadrat që mendonin se me këtë 90 minutësh mund të sulmonin Final Four. Në fund, vetëm korcarët mund të thuhet se ja arritën qëllimit, duke kaluar në renditje Dinamon. Durrësakët, të fundit, e patën të vështirë të mbanin ritmin dhe e panë veten në disavantazh që në minutën e 12. Frenkly zhbllokoi ndeshjen, duke e bërë të thjeshtë për të besuarit e Gvozdenovic. Në të 38′, pastaj, Liço dyfishoi me penallti, duke e bërë të duket e thjeshtë në vazhdim. Nuk ndodhi kështu sepse Nikaj në minutën e 45′ ndërhyri gabimisht ndaj Dajës, duke lënë të tijtë me 10 lojtarë.

Lexo më tej: Video/ Vllaznia, kështu bëhet e vështirë: 0-0 me Laçin e dy pikë në katër javë

Skënderbeu arriti që ta përballojë pjesën e dytë edhe me një lojtar më pak. Teuta madje u fut në lojë në minutën e 72′ me golin e Peposhit, por Rashica në minutën e 83′ mbylli llogaritë. Goli i tretë u preu shpresat durrsakëve për të marrë pikë. Me këtë humbje Teuta zhytet në fund të renditjes, ndërsa Skënderbeu rrëmben vendin e katërt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *