• |
ide | kryesore

Video/ Edhe luan për Real Madrid… Joselu, gafa e bujshme me portën bosh kundër Cadiz

Sport, Video
Joselu



Me suksesin 0-3 në Cadiz, Real Madrid kaloi përkohësisht në krye të renditjes në La Liga, në pritje të Gironës, që po luan këtë mbrëmje kundër Athletic Bilbaos. Megjithatë, ajo që ndodhi në pjesën e dytë ishte e bujshme, kur Joselu bëri një gabim të pabesueshëm.

Në minutën e 53′, me rezultatin 0-1, Rodrygo (autor i një dygolëshi) u gjend ballë për ballë me portierin kundërshtar dhe pasoi për Joselu në të djathtë. Sulmuesi spanjoll, megjithatë, me portën krejtësisht të pambrojtur, vendos të mos godasë, duke e lënë topin të dalë në fundore. Një vendim i bujshëm, që i atribuohet faktit se spanjolli besonte se ishte pozicion jashtë loje. Fatmirësisht gafa flagrante e tij nuk ndikoi në verdiktin e ndeshjes, që u mbyll me rezultatin 0-3 në favor të Real Madrid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *