• |
ide | kryesore

Komenti video/ A. Bushati: A e meritonte vërtetë Grenell një dekoratë nga shqiptarët?

Arkiva, Syri i Lapsit, Të fundit
grenell dekorate



Shumë media shqiptare u mbushën me tituj se një organizim i përvitshëm i shqiptarëve të Nju Jorkut, me emrin pompoz “Nëntori i shqiptarëve”, kishte dekoruar diplomatin amerikan Richard Grenell. Ironia ishte se ai po dekorohej me “çmimin e mirënjohjes”, si një njeri që ka mbështetur Kosovën dhe Shqipërinë.

Por Riçard Grenell nuk ka bërë gjë për ta merituar këtë motivacion. Ai jo vetëm që nuk e dënoi sulmin terrorrist, jo vetëm që nuk e dënoi shpalljen e zisë kombëtare në Serbi nga Beogradi zyrtar, por ai këmbënguli se serbëëve të shtypur të veriut u takon të vetëmbrohen. 

Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Presidenti Serb Aleksandar Vuçiç, në shkurt të këtij viti e dekoroi Grenellin si një nga diplomatët e vetëm që i ka dalë në mbrojtje Serbisë. Grenell ka qenë një diplomat i implikuar në shkëmbimin e territoreve dhe në ndarjen e Kosovës. Ai ishte njeriu që i përdori interesat e saj në funksion të fushatës elektorale të Donald Trampit. Ai organizoi grushtin politik të shtetit që organizoi për rrëzimin e qeverisë së zgjedhur demokratikisht me kryeministër Albin Kurtin. Ai e kërcënoi Kosovën me braktisje nga perëndimi…Pra ia vlente një vlerësim i shqiptarëve për të, në ditën e 28 nëntorit? Shikoni poshtë komentin video…

Për më shumë video si kjo poshtë bëjini një like faqes Lapsi Videos në Facebook 



5 Comments

  1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Rilindja jo vetëm që kontrollon gjithçka në Shqipëri, por ajo kontrollon edhe diasporën me njerëz të blerë me paratë e taksave tona.

  2. Se çka bërë ky njeri për Shqipërinë një zot e di .Sa qenë në pushtet Trump,ky tipi e republikanët nuk bënë asgjë kundër Ramës që e kishte kthyer vendin në një fushë të madhe kultivimi të hashashit. E shahu Trumpin e ky del në foto me të. Ky Grenel vjen Shqipëri takon Ramën e jo demokratët. Për Kosovën çar ka bërë. Pranuan atë që Vuçic, Rama e Thaçi donin të bënin me ndarjen e Kosovës. Shkon e takon serbët e asnjëherë Kurtin. Dhe që është e vërtetë që Rama e ish bllokmenët kontrollojnë diasporën që janë më tepër kosovare të lidhur vetëm me PD Amerikane!!!

  3. Grenelli.me punen e ti,me Kosoven dhe Serbine,i hapi rrugen vehtes,qe sot te merret me bisnes ne Serbi,me nje fitim te konsiderueshem,me panelet diellore si fillim.Ky bashke me Trampin,ndjek fjalen e urte se kush te shan te don.Ju kujtohet cfare tha Rame per Trampin,nese do behej President,ndersa,ky pranoi te beje edhe foto,sikur nuk ka degjuar asgje? Diplomaci allaamerikane…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *