• |
ide | kryesore

F1, Wolff sulmon FIA-n: “Shkuan përtej vijës së kuqe të familjes sime”

Sport
Wolff



Zemërimi i Toto Wolff nuk qetësohet, pas hapjes së një hetimi kundër tij dhe gruas së tij Susie nga FIA. Kjo situatë u ngrit pas akuzave kundër drejtuesit të lartë të Mercedes për një transferim të supozuar të informacionit konfidencial. Pavarësisht akuzave të bëra ndaj CEO-s së Akademisë F1, protagoniste e një gjoja transferimi të informacionit konfidencial te bashkëshorti i saj, procedimi u mbyll shpejt. Një veprim që përkeqësoi më tej gjendjen shpirtërore të team principal të Mercedes.

“Pas 10 vitesh si drejtues ekipi, kam zhvilluar një mburojë të fortë dhe vështirë se befasohem. Por kjo histori ishte tronditëse. Nëse gjendem mes zjarrit të kryqëzuar, nuk është aspak problem për mua, mund ta përballoj. Unë kam shpatulla të gjera, por kur sulmon familjen time, niveli është i ndryshëm – shpjegoi Wolff në një intervistë për Bild.

Lexo më tej: Zbulohet spiuni i ri në Formula 1, Toto Wolff akuzohet për lojë të dyfishtë: “Një bombë me sahat”

Fjalëve të tij, iu shtuan edhe ato të Lewis Hamilton, i pranishëm në mbrëmjen gala të çmimeve të Formula 1. “Është zhgënjyese që FIA ka vënë në dyshim integritetin e një prej lidereve femra më të jashtëzakonshme që kemi pasur ndonjëherë në sportin tonë. Susie Wolff u akuzua pa një seancë dëgjimore dhe pa prova. Më pas kërkuan falje. Një situatë e papranueshme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *