• |
ide | kryesore

Egnatia, 12 ditë për të fituar dy trofe: Tetova ka tre ndeshje për tu futur në histori

F1, Sport
Egnatia



8 javë pa humbje, nga të cilat pesë fitore. Egnatia kërkon një sprint të fundit në tre ndeshjet që përfundojnë vitin kalendarik, të cilin dëshirojnë ta mbyllin në krye të renditjes e me një trofe të fituar. E pashmangshme që në Rrogozhinë i mendojnë të pandara. Me ëndërrën për të konkluduar një rrugëtim fantastik, që i ka çuar +3 nga Partizani i super-kuotuar, me të cilin duhet të diskutojë Superkupën në 20 dhjetor.

Përpara megjithatë është një pengesë: Dinamo. Një stacion që duhet kapërcyer për të mos i dhënë shanse parakalimi në kampionat pikërisht të kuqve. Tetova mund të bëjë një lloj freskimi në formacion, përvec Arbenit Xhemajlit të skualifikuar për të patur një skuadër të freskët në Superkupë. E gjitha kjo pa kaluar në aventurë, duke ruajtur ekuilibrat e një mekanizmi funksional.

Lexo më tej: ‘Klasikja’ rrezikon ta çojë -14 nga kreu: Tirana gati për betejë me Vllazninë, kryesuesit tentojnë arratinë

Egnatia është sulmi më i mirë i kampionatit me 31 gola, praktikisht dy gola për ndeshje. Rrogozhinasit kanë pësuar, ndërkohë, vetëm një gol më shumë se mbrojtja më e mirë e Superiores. Shifra që e bëjnë optimist Tetovën për të marrë rezultatin kundër Dinamos. Ashtu sikurse e bëjnë edhe precedentët kundër kryeqytetasve, që për më tepër luajnë në “Niko Dovana”. Në 10 përballjet me ‘Nëndetësen’ kanë 5 suksese e 4 barazime, duke dalë vetëm një herë të mundur. Fitorja me të besuarit e Mehmetit do ti lejonte Egnatias të siguronte titullin kampion dimri me një javë avancë e të përqednroheshin totalisht në Superkupën me Partizanin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *