• |
ide | kryesore

Dwamena lider i sulmit: Egnatia dominon “Formacionin e vitit 2023” me pesë lojtarë

F1, Sport
Egnatia



Përveç çmimeve individuale, në Mbrëmjen Gala të organizuar nga FSHF sonte në ambientet e TKOB është shpallur edhe formacioni më i mirë i vitit 2023. 11 lojtarët, të cilët kanë qenë vendimtarë me klubet e tyre në “Abissnet Superiore”, janë dominuar nga Egnatia.

Për të shpallur emrat e fituesve janë ftuar në skenë ish-futbollistët e Kombëtares shqiptare, Afrim Tole dhe Armend Dallku, të cilët kanë lexuar emrat e fituesve të përcaktuar sipas votimit të bërë nga gazetarët e emisionet sportive në televizionet shqiptare.

Përbërja e formacionit të vitit është kjo: Alen Sherri (portier), Andi Hadroj (mbrojtës), Renato Malota (mbrojtës), Filip Najdovski (mbrojtës), Florjan Përgjoni (mbrojtës), Arinaldo Rrapaj (mesfushor), Albano Aleksi (mesfushor), Fernando Medeiros (mesfushor), Tedi Cara (sulmues), Raphael Dwamena (sulmues), Florent Hasani (sulmues). Praktikisht 5 lojtarë nga Egnatia, tre nga Partizani e tre nga Tirana.

Lexo më tej: “Më të Mirët 2023”: një vit futboll, ndahen çmimet në skenën e Teatrin e Operas e Baletit

Që të gjithë kanë qenë futbollistë vendimtarë me klubet e tyre sezonin e shkuar, duke qenë protagonistët kryesorë të kampionatit. Afrim Tole dhe Armend Dallku kanë ftuar lojtarët e formacionit më të mirë për t’u ngjitur në skenë e për të tërhequr çmimet, ndërkohë që nuk kanë munguar falënderimet e rastit edhe një foto e të gjithë ekipit së bashku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *